Patok lulezojne ndertimet pa leje dem serioz ndaj turizmit

Patok, lulezojne ndertimet pa leje, dem serioz ndaj turizmit

 Aksionet për të prishur ndërtimet pa leje nuk janë shtrirë ende në bregdetin e Patokut, në Kurbin. Deri tani, nuk është shembur asnjë objekt, qoftë edhe ato me mungesë të theksuar dokumentacioni. Ndërkohë, vazhdojnë punimet për ndërtimin e objekteve të reja.

Komuna Fushë-Kuqes ka mbetur neutrale përballë kësaj situate ku persona të ndryshëm zaptojnë pronën shtetërore si të ishte prona e tyre.

Mislim Baci, një peshkatar i zonës ka folur për reporterët, duke theksuar dëmtimin që i është bërë zonës turistike, për shkak të ndërtesave të reja, transmeton A1 Report. 

“Në plazhin e Patokut, siç e shikoni edhe vetë është bërë një katrahurë e madhe. Nuk merret vesh sesi janë bërë këto ndërtime, e kanë prishur bukurinë e këtij vendi sepse kjo është një zonë turistike. Kjo është një zonë, e cila mbrohet nga shteti. Sipas rregullave këtu nuk duhet të bëheshin fare ndërtime. Edhe turistët që vijnë nuk kanë nevojë për lokale, por për të parë natyrën siç është”, thotë peshkatari.

Kjo pikë turistike preferohet nga turistë të huaj prej shumë kohësh, të cilët, të gjendur përballë kësaj katrahure, duhet të mendohen dy herë para se të vendosin për t’u kthyer sërish.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama