Paulo Tramexani refuzon oferten e klubit te Luganos

Paulo Tramexani refuzon ofertën e klubit të Luganos

Paulo Tramexani refuzon ofertën e klubit të Superligës zvicerane, Lugano, ku dhe aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Frederik Veseli. Zv.trajneri i Kombëtares shqiptare konfirmoi për mediat italiane se klubi zviceran i kishte bërë një ofertë të mirë, por nuk mund të lërë Kombëtaren kuqezi.

De Biazi Tramexani

"Po, është e vërtetë që kam marrë një ofertë nga Lugano. E falënderoj për interesimin klubin zviceran, por nuk do të shkoj aty. Ndihem mirë te Shqipëria dhe mund të them se Federata Shqiptare e Futbollit na i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Do të vazhdojmë projektin e nisur me Xhani De Biazin për të arritur të tjera suksese si pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare", - ka deklaruar për "Gazzetta Dello Sport" numri dy i pankinës kuqezi.

Tramexani ka një rol jo të vogël në suksesin e Shqipërisë, teksa edhe vetë trajneri Xhani De Biazi disa herë ka folur për rëndësinë që ka bashkëpunëtori i tij. Tramexani është bërë pjesë e stafit teknik kuqezi që prej vitit 2012, atëherë kur u emërua trajneri De Biazi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama