Pavaresia eshte festuar deri ne oret e para te mengjesit te sotem
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Të ardhur nga Kosova, Ulqini apo Maqedonia por edhe nga rethet e Shqipërisë dhe Tirana nuk e mohojnë që 28 nëntori ishte një pretekst për të dalë më shoqërinë por nuk harrojnë të urojnë edhe 100 vjetorin e pavarësisë. Atmosfera festive ndizet edhe më shumë kur i pranishëm është një këngëtare më famë botërorë sic është Sonic.
Por pavarësisht se në pab të rinjtë shqiptar këndojnë himnin kombëtar. Entuziazmi dhe dashuria me të cilën të rinjtë kërcejnë dhe këndojnë këngët shqiptare impresionojnë Sonic e cila bën edhe rolin e kameramanes. Të veshur bukur, të kuruar n ë detaje nën shoqërinë e cigares nuk mungojnë as kokteilet alkoolike.. Argëtimi nis në orët e mbrëmjes dhe përfundon në orët e para të mëngjesit të ditës pasardhëse.