Në gjuhën shqipe nuk dihet të jetë përdorur ndonjëherë fjala që përmbledh një shifër me 15 zero. Milionë me gjashtë zero, miliardë me 9 zero, trilionë apo triliardë për shifrën me 12 zero. Termin e saktë nuk e kemi ndarë ende. Gjigandi amerikan i pagesave në internet Paypal pranoi së fundmi se ka kredituar gabimisht llogarinë e një klienti me 92 katërljardë dollarë, ose 92 me 15 zero pas. Chris Reynolds, 56 vjeç nga Pensilvania gjeti këtë shumë kur mori me e-mail bilancin e tij mujor.
Por gabimi u dallua menjëherë dhe llogaria e tij qe kthyer në zero ndërkohë që ai kalonte nga e-maili për të hapur llogarinë e tij në paypal.
“Ky qe dukshëm një gabim dhe ne vlerësojmë faktin që z. Reynolds e kupton se qe gabim”, tha Paypal në një deklaratë. Kompania e transferimit të parave në internet tha se do t’i ofrojë z. Reynolds të zgjedhë një çështje bamirësie për të cilën kompania do të ofrojë një donacion si mënyrë për të kërkuar ndjesë.
Bilanci mujor i Reynolds tregonte se ai kishte të disponueshme në llogari $92,233,720,368,547,800.