Graciano Pele, i cili përndiqej nga ofertat e klubeve angleze dhe italiane, ka vendosur t'i driblojë të gjithë dhe të pranojë papritur një ofertë nga Kina.
Sulmuesi i Kombëtares së Italisë do të lërë Premier Ligën dhe Sauthemptonin për të zbarkuar në Azinë e largët, në radhët e skuadrës së Shandong Luneng, pasi të dy klubet kanë arritur të gjejnë një akord mes tyre për shifrën e 13 milionë sterlinave, diçka më shumë se 16 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë për dy vitet e ardhshme prej 7 milionë eurosh neto në sezon, plus një serie bonusesh që pritet t'ia dërgojnë përfitimin total në 15 milionë euro.
31- vjeçari, i shumëkritikuar për penalltinë e goditur ndaj Manuel Nojerit, ka bërë një ndryshim drastik në karrierën e tij.