Pele i kerkon falje Italise pas talljes se Nojerit Ja cfare me tha

Pele i kërkon falje Italisë pas talljes së Nojerit: Ja çfarë me tha

Penalltia e humbur nga sulmuesi italian, Pele, në sfidën e mbrëmshme ndaj Gjermanisë hoqi mundësinë për "axurrët" që të thellonin avantzhin, por ajo që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare dhe të rrjeteve sociale, ishte gjesti i tij drejtuar portierit gjerman.

001719074-73f57c9a-7e9e-439f-a1d5-94784d31abf8-470x287

Pele u kap nga telekamerat që transmetonin ndeshjen çerekfinaliste duke i thënë se do t'i shënonte një penallti në formën e "lugës", por rezultati ishte zhgënjyes.

Italia humbi avantazhin e një penalltie dhe më pas u eliminua nga Gjermania, ndërsa Pele u bë objekt i ironive në rrjete socile, duke 'irrituar' disi edhe italianët me 'mendjemadhësinë' e tij.

001646655-0d7665a4-9d58-423f-aee1-836223356854-470x265

Një ditë pas ndeshjes, sulmuesi ka kërkuar falje: "Më vjen keq, i kërkoj falje Italisë, njerëzve që më duan dhe juve",-ka thënë ai sipas mediave italiane.

Ndërsa ka shtuar se ishte përgatitur më parë në stërvitje për gjuajtjen e 11-metërshave, duke i realizuar pothuajse gjithmonë.

001654889-3e709e26-873d-4760-9a7c-f333b65453ba-470x265

Pele rrëfeu edhe një pjesë të fjalëve që i tha portieri Manuel Nojer pas ndeshjes. "Nuk doja të ofendoja Nojerin. Në fund të ndeshjes erdhi tek unë dhe më tha që je një lojtar i madh. Ju betohem, nuk dua të bëj interesantin, por vetëm se ai lëvizte shumë.

Qëllimi im ishte që ta mbaja në qendër pa lëvizur, jo duke e provokuar. Në fakt, kur je në ato fragmente, ka adrenalinë të lartë aq sa edhe ai nuk e kuptoi, u pamë në sy dhe..."

152524348-c2378665-5bdc-4b87-98f4-2190ee637c10



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama