Mançester Siti ka fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e Premier Ligës zhvilluar mes muajve shkurtmars, kur u lajmërua edhe ndryshimi në stol në fund të sezonit. Mes kësaj serie negative, "qytetarët" humbën edhe ndaj rivaleve direkte, Leiçesterit dhe Totenhemit. Dhe rezistenca e Manuel Pelegrinit për të mos fajësuar zyrtarizimin e hershëm të Pep Guardiolës në stolin e "Etihad" që më 1 shkurt, ka marrë fund përpara ndeshjes së prapambetur me Njukasëllin (java e 27-të, sot ora 20:45). Siti konfirmoi firmosjen me trajnerin e Bajernit të hënën e 1 shkurtit, pak çaste pasi Pelegrini kishte pranuar në fund të konferencës se ai do të largohej në verë.
Dhe brenda dy javëve vijuese skuadra humbi ndaj Leiçesterit dhe Spërsave. Nënkampionët fituan vetëm 1 nga 6 ndeshjet e Premier Ligës mes 6 shkurtit dhe muajit mars, seri negative e cila u ndërpre vetëm nga fitorja me Bornmëthin më 2 prill.
Inxhinieri pranon se iu desh kohë për të stabilizuar skuadrën, e cila sot në "ST James Park" vjen prej 5 ndeshjesh e pamposhtur, madje pasi ka prerë edhe biletën në gjysmëfinalet e Champions-it. Pas triumfit 0-3 në "Stamford Bridge", Pelegrini "harroi" diplomacinë që e karakterizon:
"Sigurisht që për shkak të arsyeve të ndryshme ne humbëm ndeshje të rëndësishme në shkurt ndaj skuadra humbi ndaj Leiçesterit dhe Spërsave.
Nënkampionët fituan vetëm 1 nga 6 ndeshjet e Premier Ligës mes 6 shkurtit dhe muajit mars, seri negative e cila u ndërpre vetëm nga fitorja me Bornmëthin më 2 prill. Inxhinieri pranon se iu desh kohë për të stabilizuar skuadrën, e cila sot në "ST James Leiçesterit dhe Totenhemit, të cilat do na lejonin të ishim në garë për titullin sot.
Jam i zhgënjyer, sepse nuk prisnim kurrë që të mundeshim ndaj tyre. Por ka disa shkaqe që ndodhën këto dhe nuk është normale mënyra se si ne po e mbyllim këtë sezon. Në fillim të shkurtit erdhi lajmi për ndryshimin e trajnerit dhe për lojtarët që do të vazhdojnë të jenë këtu ose jo sezonin tjetër.
Lajme të tilla ndikuan te lojtarët", tha Pelegrini. 62-vjeçari ka marrë një lajm të mirë përpara takimit të sotëm: kapiteni Kompani dhe Sterling janë rikuperuar dhe janë grumbulluar. Por Silva, Nasri, Klishi dhe Sanja nuk do të jenë të gatshëm