TIRANË, 28 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Zv/kryeministri, Niko Peleshi, deklaroi te mërkurën në mbrëmje se qeveria shqiptare ka hartuar një paketë ligjesh për te mbeshtetur biznesin, duke i hequr barrierat si, burokracia dhe kthimi i pronave, për t'i dhënë një impuls të ri biznesit.
Zv/kryeministri, Niko Peleshi, ka marrë pjesë në takimin mbarëkombëtar të biznesit me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të organizuar të në Tiranë.
Peleshi në fjalën e tij tha se "Takime të këtij formati, që bazohen në mënyrë praktike dhe do japin produkte të sukseshme dhe natyrisht duhen mbeshtetur dhe nga institucionet si qeveria shqiptare, prandaj ne jemi këtu për të ndarë detyrat dhe përgjegjësitë në raport me biznesin. Duke lexuar të dhënat për dhomën tuaj konstatoj se 15% të anetarëve janë biznese aktive në eksportin e hidrokarbureve, tekstileve, produkteve bujqësore, ndërtim, plastike etj. Eksporti është një nga orientimet e domosdoshme të ekonomisë shqiptare, pasi ne jemi një treg i vogël, modes, me një infrastrukturë jo shumë të mirë komunikimi, kështu qe zgjidhja e vetme është të rrisim konkurueshmërinë, të eksportojmë dhe të përfitojme jo vetëm nga tregu ynë, por nga tregu rajonal dhe madje dhe ai botëror përmes eksporteve".
"Është shumë mirë që ju keni biznese aktive të eksportit dhe ne do t'ju ndimojmë me çfarë mundemi për t'i dhënë një impuls të ri eksportit shqiptar. Qeveria shqiptare në këtë ekonomi tregu ka rolin e vet rregullator edhe nxitës dhe mbështetëse. Instumentat qeveritar janë të ndryshëm, por ata ngrihen në themelin që është besim dhe para dy vitesh kur ne filluam punën tonë në qeverisje e filluam nga besimi. Gjetëm një besim të dëmtuar të institucioneve të biznesit në raport me institucionet publike. Një besim i cili ishte thyer për shkak të dhjetëra e qindra kontratave të lidhura ndërmjet biznesit dhe qeverisë shqiptare dhe të shkelura nga ana e qeverisë. E për sa kohë mungon besim i sektorit privat tek sektori publik, nuk mund të pretendohet për një rritje ekonomike, ndaj dhe morëm një faturë të lartë që jemi duke e përfundur duke shlyer më shumë se 700 milione euro borxhe të marrë nga biznesi", tha Peleshi.
Po ashtu, Peleshi theksoi se "Çdo qeveri do të kishte nëvojë për invesitme të reja, por ne zgjodhëm restaurimin e besimit të bizneseve të institucionet publike dhe tregohet qartë rezultati, sepse indikatorët e parë janë nisur ndonese nuk është periudha me e shëndetshme në rajon, pasi jemi ndërvarur nga vendet e rajonit dhe vendet fqinjë si, Greqia dhe Italia, ku jetojnë 1/3 e shiptarëve, por reformat tona në ekonomi kanë dhënë frutet e para. Jemi në mesin e një reforme që synon të formalizojë ekonominë shqiptare. Nuk kemi një shifër të sakte, por do ta pranojmë se informaliteti në ekonominë shqiptare është shumë i lartë. Goditja kundër informalitetetit ka qenë nder goditjet e para të qeverise shqiptare kur filluam me informalitetin në ndërtim dhe tani jemi në mesin e formalizimit të ekonomisë shqiptare. Ne synojme të rrisim të ardhurat nga biznesi, por duke krijuar një kusht të favorshme për biznesin, ku konkurenca zhvillohet e ndershme, pra aksioni kundër informalitetit ka në krah biznesin e ndërshëm".
Peleshi shtoi se "qeveria po merr masa për të lehtësuar biznesin, pasi kemi miratuar një pakete ligjesh si, ligji i investimeve strategjike, qe synon të reduktojë burrokracinë. Kemi miratuar një ligj për trajtimin e pronës, ligji që i jep fund çeshtjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, sepse siguria kritike mbi pronën është një nga faktorët që ka mbajtur larg shumë invesitore vendas apo të huaj dhe me zgjidhjen e kësa ceshtje krijojmë siguri juridike për biznesin. Një tjetër ndimese është miratimi i paketës fason, paketës se bujqësisë. Jemi duke hartuar gjithashtu plane të përgjithshme vendore për 26 bashki, një masë për të zhbllokuar ndërtimin, që biznesit t'i jepet një impuls i ri". /a.ke/