Pema false kineze ndot sa nje makine

Pema false kineze ndot sa nje makine
Një pemë Krishlindje plastike që është prodhuar në Kinë ndot ambientin po aq sa një makinë. Sipas ekspertëve një pemë e tillë ka materiale metalike dhe plastike të dëmshme. Po ashtu këto lloj pemësh konsumojnë energji në procesin e prodhimit. Në total për prodhimin e një peme false clirohen në ajër 23 kilogramë anidrid karbonik. Mos harroni që një pemë plastike kërkon plot 200 vjet për t'u degraduar më pas në ambient. Pema natyrale e kultivuar shpenzon energji për fertilizimin dhe punën e kopshtarëve, por ama gjatë periudhës së rritjes 5-6 vjecare, thith dioksid karboni dhe cliron oksigjen për 45 persona.

Ndaj këshilla në këtë prag festash është që të përdorni për shtëpinë, ambientin tuaj një pemë natyrale. Përpiquni që në hapësirat e lira të jeni vullnetarë për mbjelljen e pemëve dhe nëse keni kopshte pranë shtëpisë kushtojini vëmendje gjelbërimit që ju bën mirë për mushkëritë dhe jetën tuaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama