Jemi mësuar të shohim shumë lojtarë që simulojnë në mënyra të turpshme, por ajo që ka ndodhur mbrëmë me Arturo Vidal i ka habitur të gjithë.
Mesfushori kilian është një ndër protagonistët e këtij sezoni te bavarezët, por mbrëmë ka bërë një veprim që është kritikuar nga i gjithë shtypi gjerman, të cilët madje kanë shkuar edhe më larg duke kërkuar pezullimin e tij.
Në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Verder Bremen, ai simuloi në mënyrë qesharake në minutën e 70-të, duke fituar një 11-metërsh. Një veprim që ndikoi shumë në ecurinë e ndeshjes dhe për pasojë, edhe një lum kritikash.