Që në fillim kisha lajmëruar për një akt të shëmtuar vjedhje . Materiali me të cilin është ndërtuar monumenti është i kushtueshëm, është solid, dhe copëzat me të cilat përbëhet janë materiale tejet të shtrenjta. Sugjerimi i tij është se domosdoshmërish duhet të ekzistojë një roje për çdo monument që ka një vlerë të lartë. Ai shton se nuk është hera e parë që në Shqipëri vidhet një vepër arti për të shitur materialin që është ndërtuar vepra. Por sipas tij, është hera e parë që vidhet një vepër në zemër të Tiranës, në bulevardin qendror, dhe pikërisht një monument që nuk i ka kaluar gjashtë muaj jetë. Teksa uron që policia të arrijë të gjejë pllakat e shkëputura nga monumenti në mënyrë që dëmi të minimizohet deri diku.
Sugjeron që këto monumente që janë në qendër të qytetit të jenë herë pas here nën survejimin e policisë së shtetit, ose të policisë bashkiake. “ Policia e shtetit ose e bashkive duhet të shtojë patrullimet dhe vëzhgimet ndaj këtyre monumenteve që ndodhen në qendrat e qyteteve. Për aq kohë sa ekziston një treg, i cili është i etur për materiale që fare lehtë mund të përdoren për skrap. Dhe për aq kohë sa pjesë të shoqërisë kemi një kontingjent kaq “banal”, sa për të fituar pesë lekë mund të plaçkitin dhe një monument.
Këto objekte do të vazhdojnë të jenë të rrezikuara”. Ai nuk mendon se për çdo monument duhet të ketë një polic, pasi kjo është e paarritshme, pasi as numri i policëve nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjitha veprat. Por sipas tij, duhet te behet nje lloj klasifikimi duke u nisur nga kushtet qe ekzistojne qe dhe policia te kete me te thjeshte per zonat qe duhet te vezhgoje. “Duhet qe te mendosh dhe si mendon keqberesi. Cilat mund te jene disa nga monumentet me te rrezikuara qe jane ndertuar me materiale qe kane nje kerkese te dukshme ne treg, krahasuar me objektet qe jane te derdhur ne beton ose ne gure”. Kjo mund te jete nje lloj zgjidhje, sipas Shimes, por ngjarja perseri eshte shume e shemtuar. Kurse per pjesen e shkarravinave qe jane shenuar mbi kete monument ai thote se nje gje qe ndodh ne cdo vend te botes.
Kjo nuk ka te beje me vjedhjen e monumentit. Pasi kemi te bejme me nje akt vjedhje te drejtperdrejte dhe jo nje akt vandalizmi. Sipas tij, te shkaterrosh nje monument qe ka kushtuar 300 mije euro per te realizuar dhe t’i shesesh per 2000 leke eshte tejet cnjerezore. Shima ne fund te bisedes thote se kjo gje dihej dhe me perpara. “Kerkesa ime e vazhdueshme per te mbajtur ne mbikeqyrje monumentin e pavaresise duhet te ishte marre ne konsiderate”. Monumenti i Pavaresise ne Tirane, perbehet nga dy kuba te hapur qe simbolizojne idene e nje fortifikimi, pra te Shqiperise si nje vend i izoluar dhe i mbyllur, i cili me pas hapet. Ky ka qene argumenti i autoreve per leximin e kesaj vepre.
Ne anen e njerit kub eshte shkruar me lazer Deklarata e Pavaresise, ndersa perballe forma e shqiponjes dykrenore. Monumenti eshte i larte 4 metra dhe krijon nje hapesire brenda te cilit mund te kalojne qytetaret. Materiali me te cilin eshte ndertuar Monumenti eshte i tille qe gjate dites mbledhe energjine, duke bere qe te ndricoje ne menyre te natyrshme naten. Ne konkursin nderkombetare per Monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise, projekti i Visar Obrijes dhe Kai Roman Kiklas, u shpall me i mire nder 73 propozime te artisteve nga vendi, diaspora dhe bota.
Visar Obrija dhe Kai Kiklas
“Ndoshta monumenti është keqkuptuar si ‘dhuratë’ me të cilën populli shqiptar mund të bëjë ç'ti dojë qejfi”
Visar Obrija dhe Kai Kiklas, pasi mesojne nga “Shekulli” per pllakat qe i jane shkeputur monumentit pavaresia japin kane vetem nje pergjigje per te dhene. “Nuk jemi njoftuar me asnje shkrese zyrtare per vjedhjen e pjeseve te monumentit, por vetem jemi informuar rastesisht sot nga mediat. Detaje te sakta ende jane te panjohura per ne. Sidoqofte jemi te gezuar qe Monumenti eshte mirepritur nga shumica e njerezve.
Pas perurimit te Monumentit me date 28 nentor 2012, ai (monumenti) i perket qytetit te Tiranes, banoreve te tij dhe gjithe shqiptareve. Ndoshta kjo gje eshte keqkuptuar si "dhurate" me te cilen populli shqiptar mund te beje c'ti doje qejfi, perfshire edhe ta marre e ta shese. Ne shpresojme e mendojme qe shoqeria shqiptare te tregoje kujdes e vemendje ndaj monumentit e gjithe monumenteve ne Shqiperi. Urojme qe Monumenti te “sherohet” sa me shpejt nga dhuna e ushtruar ne te dhe ne te ardhmen ta kete respektin nga ana e popullit te cilin e meriton. Ne jemi te gatshem te japim ndihmen tone per kthimin e tij ne gjendje sa me te mire, nese kjo do kerkohet”.