Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri mund të jetë paralajmërim i hershëm për ata që punojnë në orët e vona.
Dihet prej kohësh që puna natën dhe në turne të parregullta prish ritmet natyrore të trupit.
Mjekët prej kohësh e kanë lidhur punën natën me një rrezik më të madh për;
- Presion të lartë gjaku
- Kolesterol të lartë (dhe)
- Diabet
Tani, një studim në revistën mjekësore britanike e shton këtë listë.
Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e mbledhura nga më shumë se dy milionë njerëz dhe zbuluan se puna me turne lidhej me sëmundje vaskulare përfshi goditje në zemër dhe në tru.
Puna në ndërresën e natës shoqërohej me rritjen 40 për qind të rrezikut për të gjitha zhvillimet koronare duke përfshirë;
- Goditje në zemër
- Vdekje nga një goditje në zemër (dhe)
- Shtrim në spital për sëmundje të zemrës
Në përgjithësi, puna me turne u shoqërua me;
- 23 për qind rritje të rrezikun nga sulmi në zemër (dhe)
- 5 për qind rritje të rrezikut për goditje në tru
Autorët e studimit thonë se personat që punojnë natën duhet të tregohen të kujdesshëm për të pakësuar a modifikuar faktorë të tjerë të rrezikut siç janë pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/07/27/per-ata-qe-punojne-naten/