Per dhe kunder analizes PSA

Për dhe kundër analizës PSA

Asatrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një metodë për zbulimin e kancerit të prostatës është analiza P-S-A (Prostate-Specific Antigens).

PSA ka qenë një procedurë standarde për vite, por kohët e fundit vlera e saj është vënë në dyshim. Disa studime kanë sugjeruar se analiza PSA mund të bëjë më shumë dëm se mirë.

Studimi i ri më i fundit botuar në revistën ‘Cancer”,  shqyrton se si shumë kancere në prostat nuk mund të zbulohen pa analizën PSA, deri kur arrijnë shkallën e avancuar.

Shkencëtarët kalkuluan se në vitin 2008 do të kishin ndodhur 23 mijë raste të kancerit të prostatës në fazë të avancuar nëse pacientët nuk do të kishin bërë këtë analizë. Në vitin 2008 u diagnostikuan vetëm 8 mijë raste me kancer të fazës së vonë.

Autorët nuk llogaritën rreziqet e analizës PSA. Edhe kështu, ata arrijnë në përfundimin se pa analizën PSA më shumë njerëz do të rezultojnë me kancer të avancuar të prostatës. Kritikët thonë se ky studim është një raund i fituar nga përkrahësit në ndeshjen me kundërshtarët e analizës PSA.



http://astritlulushi.wordpress.com/2012/07/31/per-dhe-kunder-analizes-psa/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama