Per ju dashamires te veres

'Per ju dashamires te veres'
1. Përse ia vlen që vera të rrotullohet e vorbullohet nëpër bardhak? Për t’u ajruar, për t’i vështruar ‘këmbët’ nëpër faqet e bardhakut, për t’i soditur ngjyrën, për t’u dëfryer?

Qëndrojnë të katër përfitimet e përmendura në pyetje; por cilin keni më shumë për zemër dhe besoni se është më e arsyeshme?

2. Vera e kuqe mund të shërbehet në temperaturën e dhomës?

Jo. Vera e kuqe më mirë shërbehet kur është në temperature rreth 16 shkallë Celsius. Verëra më të lehta shërbehen paksa më të ngrohta, atomë të rënda shërbehen paksa më të ftohta. Nëse dhoma është e nxehtë, shishja me verë të kuqe, për rreth 10 minuta ftohet në enë me akull.

3. Çdo lloj vere e bardhë duhet shërbyer e ftohur?

Jo, sepse shumë nga nënshijet dhe nënamësimet (nënaromat) e verës së bardhë të ftohur, mund të ndryshojnë. Shumica e verërave të bardha të thata, shijojnë më mirë kur ftohen dhe shërbehen në temperature 8-10 shkallë Celsius.

4. Sa flluska mund të krijohen nga një shishe me verë shkumuese?

Në shishen e sapo hapur dhe në bardhakun me verë shkumuese të sapo zbrazur, krijohen 50-250 milion flluska-rruaza.

5. Çfarë dëshmojnë ‘këmbët’ në një bardhak me verë?

Kur vera rrotullohet e vorbullohet në bardhak, mund të lerë një shkëlqim brenda faqeve të tij, që mandej krijon rrëke-breza me paksa verë; këto marrin trajtën e këmbëve prandaj quhen kështu ose zbresin si lotët prandaj gjithashtu emërtohen ‘lot’. Zakonisht përbëjnë tregues se vera ka përmbajtje të lartë në alkool.

6. Cila është shishja e verës më e vjetër në botë?

Dëshmohet se romakët, shishen me verë e kanë përdorur 2400 vjet më parë; në Persi  është njohur 7000 vjet më parë (verë rrushi me recinë pishe) dhe në Kinë 9000 vjet më parë (me pije alkoolike prej orizit dhe melit).

7. Çfarë do të thotë ‘ngjërim-degustim pingul’?

Do të thotë, ngjërimi-degustimi i të njëtit lloj vere, por prodhuar në vite të ndryshme dhe nga e njëjta kantinë.Ngjërimi pingul mundëson që njerëzit të kuptojnë ndikimin e moshimit të verës. Ky ngjërim fillon nga verërat më të moshuara tek atomë të rejat.

8. Çfarë do të thotë ‘ngjërim-degustim qorrazi’?

Për të mënjanuar paragjykimin, ngjëruesi nuk e di njëjtësinë (identitetin) e llojit dhe vitin e prodhimit të verës që po shijeson. Ngjërimi qorrazi kryhet edhe me qëllim që njerëzit të mësojnë më shumë për verërat.

9. Kur vera e shishes së sapoçelur ka erëmim jo të mirë, si mund të ndreqet?

Erëmimi jo i mirë dëshmon praninë në verë të gazit sulfhidrik, që mund të largohet dukefutur në shishe, një monedhë bakri ose një cope metali të bakërt. Vepron me gazin sulfhidrik duke e kthyer në sulfit bakri që nuk erëmon.

10. Njerëzit me alergji nga ngrënia e vezës, a mund të shqetësohen nga pirja e verës?

Po. Disa lloj verërash kthjellohen duke përdorur të bardha vezësh. Këto thithin grimcat në pezulli, që ndodhen nëpër verë dhe fundërrojnë e veçohen lehtë. Gjithësesi, në verë mund të mbetet sadopak e bardhë veze, që i shqetëson njerëzit me alergji ndaj saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama