Per nje jete me te mire

Per nje jete me te mire
Është një video me titull "Për një jetë më të mirë" e realizuar nga Dashamir Paci, një 31 vjecar shqiptar në burgun Dhiavata, në periferi të Selanikut. Vite më parë, u ndodh në moshë të re pas hekurave të burgut. Nuk dinte asnjë fjalë greqisht dhe për më tepër të punonte me kompjuter.

Por pas dy vitesh pune këmbngulëse në "Shkollën e një shansi të dytë", brenda në ambjentet e burgut, ka shprehur vetëm brenda disa casteve, frikën kur kaloi për herë të parë kufirin grek, lodhjen e shtatë ditëve që ecte pareshtur në këmbë duke ngrënë misër të gjallë, si dhe ëndrrat për një jetë më të mirë, një video që ka marrë cmim të vecantë në konkursin e të gjithë shkollave greke, nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

"Τregoj jetën time, si jetën e cdo emigranti që la pas vendin e tij për një jetë më të mirë”, thotë Dashamiri që shpreson se prokurori do i japë një leje të vecantë për të shkuar në Athinë dhe për të marrë me duart e tij cmimin inkurajues të Agjencisë.

E di që janë pak 29 sekonda, thekson ai, por mund të kuptosh shumë gjëra brenda tyre dhe sidomos nevojën që të jetojmë së bashku në një botë pa urrejtje dhe racizëm.

Rasti i Dashamirit ka krijuar përshtypje të vecanta tek përfaqësuesit e Agjencisë së KB-së për Refugjatët të cilët shohin tek ai njeriun që ka kuptuar se jeta nuk mbaron pas një gabimi dhe se me guxim dhe vullnet, duhet lënë pas e shkuara dhe duhet ëndërruar gjithnjë për një të ardhme më të mirë, ku gjithsecili do të jetë i vlefshëm për shoqërinë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama