Per vepren e Albert Kamyse? Kaligula

Per vepren e Albert Kamyse? Kaligula
A e gjeti Albert Kamy absurdin?

Drama  prej katër aktesh “Kaligula” e Kamysë është shkruar për herë të parë në vitin 1938, e më pas e ripunua në vitet 1941 dhe ‘44, për t’u botuar më në fund në vitin 1945, është ndoshta drama më e fuqishme e shkrimtarit, qoftë pse u shkrua në kohëra të rrufeshme historike (Lufta e Dytë Botërore), qoftë pse personazhi kryesor i saj është një Perandor romak që udhëhoqi Romën në vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij.

Akt I, Skena I


Ngarkesa emocionale si burim themelor shpalos enigmën, mosdijen, kërkimin, gëzimin apo brengen e zhdukjes së perandorit Kaligula. Asgjëja bëhet pjesë kryengritëse e dialogut në hyrje të veprës. Pas pak fjalën e përvetëson personazhi Helikon. Anon nga një përmbajtje mjaftë epshore, estetike, ideale që si frymë ka përjetësinë: dashurinë. Dashuria sipas tij, na vije si një sëmundje që nuk kursen as të mençuritë e as budallenjtë. Mirëpo, dialogu i ngritur në kryer të fjalive të shkurtra, forcon shërimin nga kjo vuajte gjenetike dhe e trashëguar. Patrici i parë thekson se çdo njëri nuk mund të vuaj më shumë se një vit.

“Perandori romake jemi ne” pohon Korea një shërbyes. Në rrjedhojën e dialogut Kamy prek si nën tekst disa tema interesante. Si Perandor ishte i përsosur , e donte Druzilën, por ajo qe motra e tij. Të flinte me të s’ishte e pakët, por të trondiste Romën për shkak vdekjes së saj, kjo tejkalon çdo kufij. Këtë ai mundohet ta fut si një pjesë jo të rëndësishme për shtetin, vetëm si incest i ndodhur. Por, ja që kjo ndodh në vepër. Por, zhurmën autori e shkakton nga ky incest. Martesën e shkrinë si një fatkeqësi që besojmë se e zgjedhim, ndërsa realisht jemi të zgjedhur. Kemi lindur pa dëshirë dhe pa zgjedhur, por po të mundim të zgjidhin Helikoni nuk do kishte zgjidhur babanë.

Skena II

Perandori Kaligula, një personazh, vulgar, i egër, i pa mëshirshëm, poet, kërkimtar i së pamundurës (hënën) karakterizohet nga Skipioni si artist gjë që nuk shkon tek perandorët. Po su kthyer duhet zëvendësuar ngase ka plot perandor. Arti dhe dirigjimi i perandorisë nuk mund  të shkojnë sëbashku, por në veprën absurde ajo ndërlidhet për mrekullisht me atë përmbajtje mistike. Kamy prek pak edhe moshën duke e identifikuar atë si fëmijë, por që do plaket.

Skena III

Futet Kaligula! Heligoni dhe Kaligula zhvillojnë dialogun. Këtu shpaloset momenti i parë absurd dhe përfundimtar i veprës. Forca për ta kapur Hënën. Ndoshta mbulesa e të vërtetave të kryepersonazhit Kaligula. Vdekja nuk i paraqitet si vuajtje e gruas së humbur, arti i tij filozofik kontradiktor veçohet me diçka përtej njerëzore dhe është karakteristikë e shkrimtarëve absurd dhe ekzistencial. Të gjithë vdesin, por asnjëherë nga ne nuk gjen fundin e qëllimit, kujtimi i këtyre ka vdekur me lindjen tonë. Asgjë nuk tregohet se nga ka nisur për të ditur se ku do përfundojë, kjo është esenca kryesore e këtij dialogu ne vepër.

Skena IV

Feja , arti dhe dashuria na mbajnë neve në këtë jetë. Feja nënshtrimi, arti e bukura, dashuria dhimbja dhe ekstaza. Jetës autori i jep kuptimin ideal nëpërmes personazhit Skipion një i ri që ka humbur babanë nga dora e Kaligulës. Përveç kësaj, në mënyrë të tërthortë, paksa edhe zigzage, Kaligula paraqet një plan për rrënimin e ekonomisë politike në dy faza. Të gjithë personat e rëndësishëm që kanë një farë pasurie të madhe ose të vogël, janë të detyruar ta lënë pa trashëgim fëmijët e tyre, duke i bërë menjëherë testamentet  në dobi të shtetit. Të qeverisësh do të thotë të vjedhësh. “Nëse ka rëndësi thesari, atëherë nuk ka rëndësi jeta njerëzore”.

Skena X

Liria s’do të ketë më kufij. Autori përmes Kaligulës tregon atë distancën në mes veprës. Kaligula i urren letrarët sepse ata flasin, por që të mos dëgjohen, nëse dëgjohen, do ta kuptonin se s’vlejnë dhe nuk do të flasin më. Kerea përpiqet të bind Kaligulën se gënjeshtra nganjëherë është e pa ditur. Mirëpo sipas Kaligulës kurrë nuk është e pafajshme. Bota është pa rëndësi, ai që e ka kuptuar këtë ka fituar lirinë. Në gjithë perandorinë Romake vetëm Kaligula është i lirë.

Skena XI


Burri nuk qan vetëm për dashurinë, por për absurdin. Autori dukshëm shpreh funksionin dhe kundërshton ligësitë e mashkullit se ardhacak më i ri se femra, por në avancim më i përsosur. . Çfarë i jep ky pushtet, përse i shërben kaq habitshëm. Kaligula e dijë që nuk mund ta bëjë që dielli të perëndojë në lindje, vuajtja të mos rritet dhe qeniet të mos vdesin më. Atij nuk i bënë përshtypje në është në gjumë apo zgjuar. Qëllimi i Kamyës është të ndikoj  mbi rendin e kësaj bote, ta kontrolloj, ta ndryshoj, por e vërteta tokësore ndryshon vet, njeriu e humb lirinë në të. Thjesht pushteti i Kaligules përpiqet të barazohet me atë të perëndive. Ai përpiqet të merr përsipër të bëjë një mbret ku është e pamundur të jesh mbret. Kaligula e di se është e mira dhe e keqja, e madhërishmja dhe e ulta e drejta dhe e padrejta, atonik ndryshojnë, por vullneti i tij është të ndryshojnë.

Akti i dytë

Vullgariteti, egërsia, agonia përmbytja e vullnetit, korniza e së keqes virtyti për shtypje. Kështu shpaloset Kaligula nga Paricët. Por, a është në të vërtet kështu siç thonë Patricët?! Duke ngrënë në tryezë me të tjerët, pështynë mbi pjatat e tyre,, i qëron dhëmbët me thonj dhe kruan kokën me tërbim. Ekzekutimin do ta bënte me dëshirë, ngaqë gjakftohtësia ka përshkruar trupin e tij. Ngacmon Lepidusin me një humor të keq, ngaqë ka urdhëruar vdekjen e birit të tij. Kaligula ngjan me personazhin vulgar të Hitlerit, diktator i dhimbjes dhe i vuajtjes. Kamy tregon edhe sfidën e vetvetes nën shërimin e të tjerëve.

Lirinë e kufizimin të njeriu e ai është Kaligula. Por, a ekziston Kaligula edhe sot? Përgjigja është po. Mishërimi i ndjenjave, psikologjisë, pushtetit ideal përfillet me qëndrimet e shkruara në vepra dhe të treguara nëpërmes historisë. Demokracia globale fshihet nën kthetrat e Kaligulës. Kjo aktualizohet dhe përjetësisht jeton ngaqë e vërteta e natyrës njerëzore puqet me rregullimin dhe përsosmërinë e pushtimit. Njeriu i cili mohon vdekjen dhe jetën, kërkon përvetësimin e distancës së largët e që ka raport mishërues me njeriun. Hëna, e cila kontrollon baticën dhe zbaticën,  dukshëm mban raportin me ne.

Përse është e partishme për Kaligulën? Irealja dhe realja mund ta kenë kontaktin, madje edhe përjetimin. E kuptimshme është  se të humbësh jetën s’është gjë e madhe, por për Kamyn humbja e kuptimit të kësaj jete, zhdukja e qëllimit për të ekzistuar, është  çështje e përballueshme. Ai ngritë çështjen e të jetuarit me qëllim. Kjo botë është me plot qëllim dhe arsye. Erdhëm sepse duhet ardhur, ikëm ngaqë duhet ikur, por me qëllim. As Kamy nuk demaskon ndonjë qëllim, por vetëm shpjegon kuptimin e të ekzistuarit. Filozofia e Kaligulës është një filozofi kufomash të gjalla.

Akti i tretë

Organizmi i komplotit kundër Kaligulës, përmbysja e Tiranisë është interesim i vetëdijshëm, origjinal që shpalos forcën shoviniste të organizatorëve. Por, këtu autori pasqyron se edhe nëse luftohet në formë grupore një perandor, tradhtia është orientim i zhvilluar në mesin e tyre. Kaligula ngadalë zbulon se çdo personazh është tradhtar ngaqë ka tradhtuar besën e komplotit dhe e rrëfejnë të vërtetën që do ndodh. Personazhet ngjajnë me skulptura reale, nganjëherë edhe abstrakte për veten e tyre. Frika, si temë që trajtohet, simbolizon luftën jashtë natyrës së individit dhe bashkimin për të mundur çdo padrejtësi që bëhet. Estetika dhe kulminacioni barazohen ndërmjet tensionet së krijuar. Kompozicioni shkrihet mbi strukturën që nw disa vende , është e shkapërderdhur dhe fuqizon mitin e ekzistencializmit, absurdit.

Akti i katërt

Të dëmtuarit, të vrarët, kanë të njëjtën shije me Kaligulën. Moment  barazues, sfidues në mes dialektit të pafajshmëve dhe kryesit te veprës. Përmbajtja është mjaftë revulucuinare dhe shpall të pa fajshmin të fajshëm. Kuptimi në mes personazheve, apo dialogu në fillim nuk ishte i përshtatshëm për veshët e tyre, por në fund, ata që pësuan e kuptuan Kaligulën. I vrari bëhet vrasës. Por, ku na qon kjo?! Te një lojë barazimesh dhe identifikimesh ekstreme absurde dhe ekzistenciale? Po, zgjedhje e lumturisë së vrasjes. Vrasja si liri absolute.

Ai nuk ka hijen e dashurisë dhe është i çliruar nga kujtimi dhe iluzioni. Ai e di që asgjë nuk zgjatë. Në fund Kaligula flet para pasqyrës si simbol i shpalosjes dhe njohjes me vetën, madje edhe kthehet kundër vetës. Ai nuk harron hënën për të cilën ka shkuar ta kërkoj Helikoni. Po edhe sikur ta kishte, sipas tij gjithçka do të jetë më ndryshe? Por, si më ndryshe? Kjo nuk shpjegohet. Ai kërkon vetëm të pamundurën, ajo i mjafton për të jetë i kënaqur. Por çka ndodh më pas të pamundurës, kjo mbetet labirint enigmatik, pa pikënisje dhe pa finale. I tërë fundi rrëfimtar para pasqyrës kalon në një moment dhune. Hënën nuk e kap, por vërshohet nga grushtet e komplotit. I qëndron bujar dhe stoik këtyre vrastarëve.

E qeshura e marrë e tij nuk mungon edhe në momentin më dramatik të veprës. Kaligula duke qeshur dhe duke dhënë shpirt thërret: “Jam ende gjallë”. Po ta kishte në dorë hënën , ai nuk do ishte kështu siç ishte deri në fund. A do ishte i human  Kaligula?

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama