Per vetem nje jave gati per ne plazh

Per vetem nje jave gati per ne plazh
Disa truke të vogla të nutricionistëve, stilistëve dhe kozmetikëve, do t’u ndihmojnë që pa ndonjë vështirësi të shkëlqeni në plazh. Nëse jeni nga ato femra të cilat nuk janë të kënaqura me dukjen e tyre, do t’u tregojmë disa fshehtësi që do t’u ndihmojnë për të ngritur vetëbesimin, ndërsa shfaqjen e parë të sezonit me kostum të larjes do ta bëjnë më pak të dhimbshme. Një javë para se të niseni për pushime filloni një tjetër regjim të ushqyerjes. Drithëra për mëngjes, pak mish dhe sallatë për drekë dhe pemë për darkë, të shoqëruara me sasi të mëdha të ujit. Në këtë mënyrë do ta zvogëloni konsumimin e tepërt të ushqimit dhe barku juaj do të jetë i rrafshët.

Po ashtu, është koha e duhur që të filloni me ushtrime intensive. Nuk duhet të vdisni në palestër, por gjatë ditës kaloni një orë të tërë me ecje të shpejtë, bëni dhjetë ushtrime të barkut dhe dhjetë ulje-ngritje për të tendosur kofshët dhe prapanicën. Bëjeni tenin e lëkurës më të errët me anë të preparateve për vetënxirje, ndërsa më të mirë janë ato në formë spërkatësi që thithen shpejtë dhe nuk kanë aromë të pakëndshme. Nëse keni gjinj të mëdhenj, harroni mikro-bikinit. Ju keni nevojë për sutiene të forta. Gjithmonë tentoni ta shpejtoni metabolizmin për të eliminuar sa më shpejtë kaloritë, ndërsa zgjedhje e mirë janë edhe grejpfruti, molla, ullinjtë, farat e lulediellit, qepa, boronica etj. Shkoni edhe në ndonjë trajtim që do ta eliminojë lëngun e tepërt. Mund të jetë saunë, drenazh limfatik ose masazh anticelulit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama