Konstandin XI Dragash Paleologu lindi më 8 shkurt të vitit 1404. Ai është perandori i fundit i Perandorisë Bizantine dhe dalja e tij nga skena përputhet plotësisht me daljen përfundimtare të vetë perandorisë nga ekzistenca historike.
Konstandini vdiq pikërisht më 29 maj 1453, në betejën finale Bizantit, ditë kur osmanët u bënë zotur të kryeqytetit. Ai qëndroi si perandor nga viti 1449 deri më 1453 dhe historia pajton tek ai ironinë se si perandor i fundit ai mbante emrin e Konstandinit të Madh, që është edhe themeluesi i Bizantit.