Italia fitoi 2-0 ndaj Spanjës duke u kualifikuar për në çerekfinalet e "Euro 2016". Pas këtij suksesi "Axurrët" do të përballen në sfidën e radhës me Gjermaninë e drejtuar nga Joakim Lëv.
Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes me kampionët e Europës ende në fiqi, trajneri Antonio Konte u shpreh se i njeh cilësitë e kundërshtarëve, por shtoi se për momentin "axurrët" do t'i gëzohen fitores ndaj spanjollëve dhe do të nisin fazën e rikuperimit.
"Itali-Gjermani drithëruese? Po. Tani të shijojnë fitoren dhe të bëhemi gati për sfidën kundër Gjermanisë: Do të jetë edhe më e vështirë se kjo...",-tha trajneri italian.
"Finalja" e parakohshme mes Italisë dhe Gjermanisë do të luhet të shtunën me 2 korrik. Hera e fundit që këto dy ekipe janë ndeshur mes tyre ka qenë më 29 mars, ku gjermanët kanë fituar në miqësore me rezultatin 4-1.