Perbindeshi me shume forma

Perbindeshi me shume forma
Nje perbindesh qe ndryshon formen e tij po shqeteson prej 1 muaji banoret e Steytlerville ne Afriken e Jugut. Shefi i policise se zones eshte shprehur se perbindeshi eshte pare dy here gjate mbremjes te se dieles. Sipas nje banori, ai ne fillim u shfaq si nje burre pa koke dhe me pas u shnderrua ne nje qen te madh.

Më tej, krijesa e çuditshme është parë nga persona të tjerë në formën e një majmuni para se të zhdukej. Policia e Steytlerville ka marrë lajmërime javën e kaluar nga banorë të tjerë të zonës për një përbindësh i cili ndryshonte formë sa herë që e shikoje. Një nga dëshmitarët tregon se në fillim krijesa iu shfaq si njeri e më pas u transformua në derr dhe pastaj në një lakuriq nate. Policia ka pranuar të ndjekë këtë çështje vetëm nëse banorët i sjellin një foto të këtij përbindëshi. “Po ndodh diçka shumë e çuditshme në Steytlerville, por deri tani nuk ka pasur asnjë të dëmtuar”, ka deklaruar shefi i policisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama