Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Marrja e kujdesit të menjëhershëm mjekësor pas një goditje në tru mbetet element shumë i rëndësishëm në trajtimin dhe shërimin e një pacienti. Për herë të parë që prej vitit 2007, Shoqata Amerikane Goditjeve në Tru, ose ASA, ka përditësuar udhëzimet e saj për trajtimin e këtyre goditjeve.
Udhëzimet e reja thonë se kujdesi terapeutik për shpërbërjen e grimcave të mpiksura të gjakut të shkaktuara nga goditjet akute ose “ishemike” duhet të fillojë brenda 60 minutave pas mbërritjes në spital.
Udhëzimet e mëparëshme të lëshuara në vitin 2007 thonin se për disa pacientë ky kujdes mund të fillonte deri 4 orë e gjysmë pas mbërritjes në spital.Ndërsa për pacientë në përgjithësi, terapia për shpërbërjen e grimcave të gjakut duhej të fillonte tri orë pas shfaqjes së simptomave të goditjes në tru, pavarësisht nga ashpërsia e goditjes.
Përditësimi i udhëzimeve tregon se mos marrja në kohë e trajtimit mjekësor në periudhën fillestare pas një goditje në tru, mund të rezultojë në dëmtime më të rënda afatgjata.
Rishikimet gjithashtu theksojnë se programet për rritjen e cilësisë së shërbimeve duhet të ngrihen në të gjitha qendrat e trajtimit të goditjeve në tru.
http://astritlulushi.wordpress.com/2013/02/02/perditesohen-udhezimet-per-trajtimin-e-viktimave-te-goditjeve-ne-tru/