Perdori helm akrepi sherohet nga kanceri

Perdori helm akrepi, sherohet nga kanceri
85 vjeçarin e takuam pothuajse 8 muaj pasi kishte dalë nga spitali me një diagnozë terminale. Asokohe në tentativë të dëshpëruar për të kryer vetëvrasje si pasojë e mospërballimit të dhimbjeve fizike ai kishte përdorur një mjekim popullor i cili mesa duket i kishte shpëtuar rastësisht jetën. Rikthehemi sot në Roskovec dhe për habinë tonë xha Halitin e gjejmë në humor dhe mbi të gjitha shëndet akoma më të mirë se ç’e lamë.

“Shumë mirë jam. Dal gjatë ditës dhe nuk kam pasur asnjë sëmundje. Vetëm duhan pi”, tregon Haliti.

Ndërkohë që nga transmetimi i kronikës sonë nuk kanë kaluar më shumë se 6 javë, duket se rutina e përditshme e familjes Braho është tronditur rrënjësisht. Të paktën kështu na tregon djali i tij, Kastrioti.

“Ka kaluar vetëm një vit dhe në atë shtëpi mund të kenë ardhur rreth 200 raste brenda ditës nga Kosova, nga Serbia dhe nga Shqipëria kanë ardhur shumë. Kërkonin ilaç për të afërmit e tyre që i kanë të sëmurë”, thotë Kastrioti.

Xha Haliti sot ndjehet mrekullisht mirë falë ilaçit me helm akrepi që përdori mbi trupin e tij në rrethana ekstreme, ja si shprehej ai kur e takuam për herë të parë.

“Mora këtë vajin që të vdisja, se unë ose do shërohesha, ose do vdisja. S’kisha çfarë të bëja më”, tha atëherë Haliti.

Të tjera ndodhi kurioze kanë ndodhur ndërkohë. Djali i Halit Brahos e ka dërguar atë nëpër mjek të ndryshëm, përfshi dhe disa nga ata që e përcaktuan si të pashpresë dhe pa kthim gjendjen e të moshuarit.

“Kur i tregova doktorit që isha gjallë ai ngriti duart lartë nga qielli”, shprehet Haliti.

Arsyeja e vërtetë pse ndodhemi sot në Roskovec është kryerja e një skaneri. Do të marrim Halitin e ta sjellim në Tiranë për të konfirmuar pak a shumë gjendjen e tij, edhe pse nuk e dinim se si do e prisnin këtë kërkesë tonën, reagimi nga familja Braho ishte goxha pozitiv.

“E bëj skanerin, pse mos ta bëj”, thotë Haliti.

Akoma me më shumë sportivitet e merr djali i tij.

“Asnjë lloj problemi, nëse janë shpenzimet tuaja nisemi që tani jo në Tiranë, por kudo që të doni ju”, shprehet ai.

Mbërrijmë shpejt në Sanatoriumin e Tiranës. Stafi mjekwsor ishte vënë në dispozicion me një shpejtësi të admirueshme ndaj kërkesës sonë kurioze. Gjithashtu në dispozicion ishte skaneri i këtij spitali. Situata tensionohet disi për Halitin dhe dalin e tij pasi ngelet sidoqoftë rreziku për ndonjë surprizë të pakëndshme.

Proçedura zgjat pak, edhe grupi i specialistëve ishte gjithashtu kurioz për rastin. As rezultatet nuk vonojnë të vijnë. Pa dashur të shkelim rregullat e etikës së mjekëve po publikojmë rezultatin e skanerit që përpiloi doktoresha që ndoqi proçedurën. Sipas shpjegimeve, xha Haliti praktikisht nuk ka asgjë vdekjeprurëse, edhe pse e shkuara e tij mjekësore ka lënë gjurmët e veta. Kësaj rradhe vizita në Sanatorium ishte më dashamirëse për Halitin që herën e fundit doli nga ky spital për të mbyllur sytë pranë familjes. Gjatë gjithë rrugës ama Kastrioti, djali i Halitit na kishte mbajtur një sekret të vogël.

“E kemi bërë skanerin edhe tek ‘Nënë Tereza’ dhe skaneri tregoi çdo gjë që kishte babai. Dhe sipas doktorit është bërë një izolim nga brenda dhe çdo gjë është e pastër”, theksoi Kastrioti.

E rikthejmë Halitin në Roskovecin e tij të dashur dhe largohemi me përgjigje të qarta që na sjellin më shumë pyetje. Megjithatë Halit Braho me më shumë se 85 pranvera, mendon për ato që do të vijnë, me shendetin e tij tashmë të hekurt dhe me humorin e një të riu.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama