Perdorni lule kete vere ne dizenjon e veshjeve te plazhit

Perdorni lule kete vere ne dizenjon e veshjeve te plazhit
Sëbashku me pranverën, pasarelat pranverë-verë 2011 u mbushën plot ngjyra, lule dhe larmi. Dolce-Gabana janë ”fajtorët”e fustaneve që goditën vajzat dhe dominuan në vitrinat e të gjitha dyqaneve në mbarë botën. Pas tyre, lulet u bënë tendencë e fortë e të gjithë stilistëve, për arsyen se vijnë me pranverën dhe ikin me ikjen e verës, pra arrijnë të qëndrojnë gjatë kohës dhe pse jo, të jenë të preferuarat e femrave.

Ne femrat gjithmonë kemi patur një dashuri të veçantë për lulet, kur i shohim, i nuhasim, kur na i dhurojnë dhe sidomos kur na krahasojnë me to! Kështu edhe kur i mbajmë veshur na sjellin ndjesi të mirë, ndihemi të freskëta dhe plot harmoni.

Këtë verë duhet të ndihemi me fat nga risitë që moda ka sjellë sidomos përsa i përket luleve dhe ngjyrave, megjithatë mbetemi skeptike përsa i përket formës së kombinimit të tyre. Lulja mund të vishet shumë mire në një paradite të thjeshtë me fustan të gjatë, bluzë dhe pantallona, mund të mbahen gjatë një mbrëmje verore në një fustan me prerje klasike. Gjithashtu unë do t’i këshilloja edhe tek rrobet e banjës, duke ju siguruar që me një palë rrobe banje me lule, duke përzgjedhur formën që dëshironi dhe që i përshtatet trupit tuaj do jeni vëmendja e plazhit, mjafton që lulët të jenë me ngjyra të forta ku të dominojë roza dhe e kuqja.

Rripi

Rripi që i përshtatet materialeve të holla me lule është pikërisht rripi me thurje të holla, të gërshetuara me njëra-tjetrën. Funksioni i tij është i dyfishtë, thekson belin dhe i jep stil fustanit apo bluzës suaj.

Këpuca

Këpuca që do ishte perfekte në një fustan të gjatë plot lule është sandalja me take ortopedike. Mbetet e rehatshme në të ecur dhe praktike në kombinim, mjafton të jetë në njërën prej ngjyrave që dominon në veshjen tuaj shumëngjyrëshe.

Flokët

Flokët kanë bukurinë e tyre kur janë natyrale, me pakëz onde dhe një aksesor të bukur në kokë. Unë gjithmon zgjedh një lule apo një rreth me ngjyrat e stinës.

Make up

Për t’i dhënë fytyrës një  “look” të ëmbël dhe romantik që i përshtatet veshjes, e bukura është përsëri natyralja. Nuk po them mos të përdorni make up fare, por të jetë i lehtë dhe shumë i thjeshtë. Zgjidhni një fondetintë sipas lëkurës dhe përhapeni në fytyrë me pak krem zbutës, përdorni për kapakët e syve ngjyrat e lehta si e bardha, lejla, rozë e lehtë apo jeshile dhe i shtoni vetëm pak rimel për të hapur shikimin. Make up shtojini edhe një lip gloss sipas veshjes në mënyrë që të jetë i kompletuar.

Çanta

Çanta është një aksesor i pashmangshëm dhe kur kemi veshur një fustan plot me lule duhet bërë kujdes me kombinimin e çantës që do të mbani. Ajo duhet të jetë një ngjyrëshe dhe verore. Çantat e mëdha dhe të thjeshta në përbërjen e materialit, të tipit kashtë apo leckë janë shumë praktike për paradite. Darka është më intriguese dhe si e tillë edhe veshja juaj duhet të jetë pak më sexy dhe më elegante sesa paraditja. Gjatë një mbrëmje edhe një fustan të thjeshtë që keni përdorur përpara dite mund ta ktheni në sexy me një palë taka dhe të zëvendësoni çantën e madhe të paradites me një të vogël dore ose të madhe lëkure.

Flokët, si t’i kesh bukur në plazh

“Flokët kanë bukurinë e tyre kur janë natyrale, me pakëz onde dhe një aksesor të bukur në kokë. Unë gjithmonë zgjedh një lule apo një rreth me ngjyrat e stinës”, këshillon Armina në këto faqe.

Dhe në fakt kjo këshillë duket se përshtatet me të njëjtat ide që kanë specialistët kur u duhet të japin ëkshilla në lidhje me mirëmbajtjen e flokëve sidomos në plazh. Flokë natyrale dhe të tilla që era të mund të luajë me to, kërkojnë një mirëmbajtje fare të thjeshtë.

Hapi 1: Mbahini flokët të gjatë nëse doni të dukeni bukur në plazh. Shikoni fëmijët e vegjël: kur luajnë flokët e tyre I merr era duke I bërë më të bukur, sidomos afër perëndimit të diellit, atëherë kur nisni të shikoni diellin përtej detit që ka marrë ngjyrë portokall. Prisni vetëm majat dhe nëse keni vendosur të ndërroni model, shtyjeni këtë vendim për në vjeshtë.

Hapi 2: Lajini shpesh. Nëse akoma nuk e keni gjetur shampon e duhur për flokët tuaj, kërkoni këshillën e ndonjë parukieri. Flokët duhet të valëzojnë në mënyrë natyrale, nuk duhet të jenë as shumë të fryra e voluminoze edhe të ashpra, dhe as shumë të buta.

Hapi 3: Pranoni ndihmën që ju vjen nga xheli apo llaku, apo dhe solucione të tjera që u japin një formë disi me onde. Eshtë mënyra më e mirë ëpr t’u dukur bukur në plazh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama