Performanca e Rona Nishliut kritikohet masivisht ne rrjetet sociale

Performanca e Rona Nishliut kritikohet masivisht ne rrjetet sociale
Shqipëria për herë të parë ka vënë vendin e pesë në Eurovision. Kënga e Rona Nishliut ishte një prej atyre që ka tërhequr mjaft vëmendje në rrjetet sociale gjatë finales. Tabloidi britanik “Daily Mail”, shkruan se mjaft njerëz nuk e kanë pritur mirë performancën e saj, madje disa janë terrorizuar.

“Kënga e Shqipërisë është vetëm ulërimë, duke nxjerr mushkëritë jashtë. Kjo më frikësoi deri në vdekje”, shkruan njëri. “Mendoj se sapo mu rikthye dëgjimi nga kënga e Shqipërisë”, shkruan dikush tjetër në rrjetin social “Tuiter”.

Këngëtarja i kishte kapur flokët e saj gërshet mbi kokë ndërsa një kordon e kishte lënë të varur rreth qafës. Ajo kishte veshur një kostum, që kishte një mantel prej vampirësh dhe një aksesor shtesë që duket sadist. Rona qartësisht performoi me zemër dhe shpirt dhe nuk kishte të bënte fare me ndonjë nga ato zhurmat që shkaktojnë gjërat kur thyhen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama