E diela që vjen do të shënojë dhe ditën kur gazeta më e shitur angleze “News of the World” do të mbyllet përgjithmonë. Ky vendim vjen pas skandalit të përgjimeve të telefonave nga ana e këtij tabloidi. News of the World përgjoi telefonin e një 13-vjeçareje të zhdukur por fshiu mesazhet e saj telefonike. Skandali u thellua kur vajza në fjalë u gjet e vdekur disa javë më pas. Sipas burimeve nga gazeta, paratë e reklamave dhe shitjeve të këtyre ditëve do të jepen për bamirësi ndërkohë që sipas qeverisë britanike nuk ka patur asnjë presion për mbylljen e News of the World. Sipas raportimeve nga mediat e tjera, gazeta që prodhoi skandalin ka përgjuar dhe më parë telefonat e VIP-ave dhe të familjarëve të ushtarëve të vrarë në Irak dhe Afganistan. Gazeta paguante policë për të përfituar informacionie. 50 policë të “Scotland Yard” janë nën hetim për këtë çështje.