Mediat gjermane raportojnë se Berlini zyrtar është në mëdyshje për një ofertë të bërë nga ish-punonjësi i NSA-së Eduard Snouden. Ky i fundit, që po qëndron me azil të përkohshëm në Rusi, ka thënë se nëse Gjermania i ofron strehim politik, do t’u japë autoriteteve të gjitha të dhënat e nevojshme për çështjen e përgjimeve. Mirëpo kjo mund të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet gjermano-amerikane. Publikimet e fundit se NSA ka përgjuar prej 11 vjetësh telefonin personal të Merkel, kanë tronditur së fundmi raportet mes dy superfuqive.