Publikimi i një mesazhi që ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka pretendon se kryeministri Rama ja ka dërguar në celular Tahirit ka ndezur në debate të forta dhe akuza sallën e Komisionit të ngritur për hetimin e lëvizjeve në policisë. Ministri Tahiri, i thirrur për të raportuar në këtë komision, konfirmoi ekzistencën e mesazhit, por hodhi poshtë aludimet se ja ka dërguar kryeministri. Tahiri tha se mesazhin e ka dërguar vetë ai ndaj bashkëpunëtorëve të tij.
Noka citon një mesazh, që sipas tij Rama ja ka dërguar Tahirit Mesazhi i bere publik nga Noka: “Nga muaji Mars 2014 dyfish vrasje krahasuar me muajin Mars 2013 , gjithashtu jane perkeqsuar gjithe treguesit e tjere dhe kjo eshte e trisht per mua dhe e rende per qytetaret dhe shpresoj qe per ty te mos jete vetem tregues statistike .Kjo nuk eshte kerkund ajo qe ke marre persiper para meje dhe ne kemi marre persiper perball qytetarve , pra si une edhe ti .Eshte e perseritur thirrja per hire te punes dhe dashamirsis njerzore karshi teje , por ky kufi nuk munde te shkelet me neglizhence fatale si ky leshim skandaloz I punes dhe per kete nuk jam shum large se menduari se problemi je ti dhe jo vartesit e tu dhe nese jane te paafte ata nuk kam kohe dhe deshir te merrem me ta por mua me takon te merrem me ty .Une besimin qe te kam dhene , detyra dhe pritshmeria e publikut se meritojne gjekundi kte pritshmer . Flasim neser per me teper por keto ore qe kane mbetur beje me pak ore gjume dhe mendo ku ke g….”
Tahiri:Unë i kam dërguar sms, s’ma ka çuar mua Rama, ja kam çuar unë bashkëpunëtorëve. T’ju vijë trup që përmendi të tilla gjëra.
Noka: Ke pranuar që vrasjet janë më shumë se 2013-a
Tahiri: Ja ku është mesazhi (dhe tregon mesazhin ne telefon). Vrasjet janë 10 krahasur me majin e vitit të kaluar që ishin 5, por janë 30 përqind krahasur në 6 muaj me periudhën tuaj. Çuditem nga thellësitë mendore të Flamurit
Ristani: S’mund tju lë të fyeni anëtarët e komisionit.
Noka: Është mesazh i Kryeministrit ky apo jo, po jo? Se unë kam dhe tjetër, ti këtë më thuaj, po jo?
Tahiri: Kjo që sapo dëgjuat është arsyeja që Policia e Shtetit ishte katandisur në atë nivel. Që merrej me mesazhet, me jetën private të njerëzve.
Noka: Është një mesazh për punën që të ka dërguar kryeministri dhe të ka rrëzuar punën për gjithë këto përralla që thotë ky. Është apo s’është, të ka ardhur apo jo?
Tahiri: Zoti Flamur…
Noka: Jo s’jam zoti Flamur jam zoti deputet këtu.
Tahiri: Fakti që ju arrini deri në këtë nivel të lë të kuptosh që Shqipëria realisht ka nevojë akoma më shumë për civilizim sic paska pasur nevojë për tu ndarë në 23 qershor nga ky model. Për mua është në kufijtë e banalitetit.
Ristani: Është nga Kryeministri për ju mesazhi, apo nga ju për bashkëpunëtorët. Ju lutem përgjigjen zoti ministër.
Lutaj: Nëse Flamuri dhe “Flamurët” kanë mesazhe të dërguar nga Sali dhe “salinjtë” të dërguara, do të doja të mos prononcoheshin këtu.
Klosi: Shqetësohem kur kryetari i Komisionit Hetimor bën një pyetje përsa i përket një mesazhi apo aludimeve për një mesazh që kryeministri i con Ministrit të Brendshëm…Duhet ndërpreë seanca si mundet një ish-ministër, aludon se ka përgjuar komunikimin telefonik mes kryeminsitrit dhe ministrit. Për përmbajtjen aludoni si të doni, por përgjimi është shkelje e sigurisë kombëtare.
Ristani: Mesazhin sapo e konfirmoi dëshmitari në seancë dhe përmbajtja e tij është publike dhe e regjistruar në këtë komision
Klosi: S’ndërhyra për përmbajtjen. Ti (duke iu drjtuar Ristanit) pyete Tahirin: Zoti ministër është e vërtetë që keni marrë mesazh nga Kryeministri? Unë këty ndërhyra, përmbajtjen bëjeni pyetje më vete por që të pranoni që keni informacion mbi komunikimin e minsitrit me kryeministrin kjo do verifikim
Halimi: Ne dëgjuam të gjithë debatin artificial dhe përgjigjet e përgatitra më parë. Mesazhi ekzistoka. Se si e ka marrë Noka e hetojmë, por jo këtu, të kemi respekt për dëshmitarin, ministri ka ardhur këtu.
Balla: Kërkoj 5 minuta pushim.
Tahiri: S’e kam problem t’i përgjigjem asnjë pyetje të komisionit, atë mesazh e konfirmova ja kam cuar dy bashkëpunëtorëve të mi, besoj Flamuri ka burime për ta gjetur atë mesazh dhe ai e di ku e ka marrë, e dini ju fort mirë, s’po i them se s’ka rëndësi, e mgjithatë unë jam krenar për bashkëpunëtorët e mi dhe të skuadrës së policisë së shtetit.
Noka: Ti dakord je krenar me vartësit po kryeministri sishte dakord me ty