Periudha e mjaltit zgjat 5-7 vjet

Periudha e 'mjaltit' zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe ‘mjalti’ që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies së përsosur me një njeri-tjetër.

Disa të tjerë e lënë veten të pushtohen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç'mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili. Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira auto-analize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat.

Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimitetin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikët e njëri-tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të “gjysmës sonë të ëmbël”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama