"Nuk kishte ndodhur më parë që Andrea Pirlo të lihej jashtë listës së të thirrurve nga trajneri për arsye teknike që kur shkoi në SHBA".
Kjo ka ndodhur me futbollistin e njohur italian me skuadrën e tij të Nju Jork Sitit, sipas asaj që raporton gazeta më të madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport".
Ekipi i Pirlos nuk po kalon një moment të mirë dhe në gjashtë ndeshjet e fundit ka marrë 3 pikë, tre barazime dhe tre humbje.
Në ndeshjen e fundit ndaj Filadelfias Pirlo nuk u thirr nga trajneri Patrik Viera dhe ekipi humbi sërish me rezultatin 2-0.
Italiani ka qenë gjithmonë i kërkuar në skuadrën e tij dhe që prej kohës që shkoi të luante jashtë kontinentit është zëvendësuar vetëm një herë, por ndryshe ndodhi në ndeshjen e fundit.
"Mjeshtri" siç e quajnë në Amerikë nuk u përfshi me ekipin dhe kjo sipas shtypit italian ka dhënë efektet e saj në rezultatin përfundimtar.
Nga ana e tij, trajneri është justifikuar dukë thënë se 'duhet të zgjedhë më të mirët për skuadrën e tij'.