Perkedheljet e nenes te mbajne larg droges

Perkedheljet e nenes te mbajne larg droges
Përkëdheljet e nënës gjatë moshës së fëmijërisë ndihmojnë fëmijën që t’i rezistojë tundimit të përdorimit të drogës në moshë madhore. Përfundimi i një universiteti australian tregon se kujdesi i nënës në fëmijëri ndikon për të ndryshuar përgjigjen ndaj impulseve të ndryshme të trurit. Në një studim tek kaviet, u arrit në përfundimin se ato që ishin rritur në një inkubator me nënën, duke patur kontakt të shpeshtë me të, kishin në trupin e tyre një përmbajtje shumë të lartë të molekulës “Interleukin-10”.

Një molekulë e tillë i bënte kaviet shumë më rezistuese ndaj morfinës, një substancë që krijon varësi. Tek kaviet që ishin rritur larg nënës, varësia ndaj morfinës krijohej shumë më shpejt se tek grupi i parë. Mënyra se si trupi i kavieve reagon ndaj substancave droguese është pothuajse e njëjtë me atë të njeriut. Tek njeriu, përkëdheljet e nënës ndikojnë për të krijuar një imunitet më të lartë ndaj substancave që krijojnë varësi. Kjo do të thotë se individët që në fëmijëri i nënshtrohen përkëdheljeve të nënës në fëmijëri, e kanë më të vështirë që të nisin përdorimin e këtyre substancave dhe edhe nëse kjo ndodh, e kanë më të lehtë të distancohen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama