Perkujtohet Mbreti Zog- Basha Sakrifica dhe vepra per kombin nuk vdes kurre

IMG_3105TIRANË, 8 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Princi Leka drejtues të Partisë Lëvizja e Legalitetit e qytetarë janë përulur sot me nderim përpara varrit të Mbretit Zog.

Në përkujtim të ditës së lindjes së Mbretit Zog, Basha theksoi se "sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë, nuk shuhet kurrë, e nuk zhbëhet as nga intrigat e vogla, as nga persekutimet e mëdha, si ato dhjetëra vjeçare që mbarti mbi shpinë Mbreti i shqiptarëve, Zogu i Parë dhe familja e tij, nga regjimi komunist".

"Mbreti Zog ka hyrë në historinë tonë kombëtare dhe në historinë botërore si reformatori i madh, njeriu që hodhi themelet e shtetit shqiptar e që qëndroi me një kurajo të madhe para tallazeve të kohërave më të vështira të shekullit XX-të, të tallazeve të fashizmit dhe të komunizmit. E bëri këtë sepse në shpirtin e tij vlonte pasioni i pashuar për t'i shërbyer trojeve arbërore, shqiptarëve dhe Shqipërisë", tha Basha./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama