Perla greke Santorini rrezikohet nga shperthimi vullkanik

Perla greke, Santorini, rrezikohet nga shperthimi vullkanik
Një sasi gjigande me magma po zien poshtë ishullit vullkanik të Santorini-t në Greqi. Në këtë përfundim ka arritur një studim. Flluska e magmës është aq e madhe sa ka bërë që ishulli të ngrihet me 14 centimetra nga janari 2011 deri në prill të këtij viti.

Kjo ka provokuar një seri tërmetesh të vegjël, i pari aktivitet sizmik në 25 vite- duke shtuar frikën se vullkani mund të shpërthejë për herë të parë që prej vitit 1950. Dhoma e shkëmbinjve të shkrirë poshtë vullkanit është zgjeruar nga janari 2011 nga 10 në 20 milion metra kub- sa 15 herë madhësia e stadiumit olimpik të Londrës, thonë shkencëtarët e Oksfordit.

Shkencëtarët britanikë janë duke punuar që të kuptojnë më shumë mbi këtë vullkan, i cili shpërthimin e fundit gjigand e ka pasur 3600 vjet më parë, një nga shpërthimet më të mëdha në histori. Shpërthimi varrosi nën hi ishujt e Santorini-t. Santorini cilësohet si një nga vendet më të bukura në Europë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama