Deputetët, Gent Strazimiri dhe Armando Penga janë përfshirë në një përleshjeve fizike sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Përplasja ka ardhur pas një debati të ashpër në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Gjithçka ka nisur në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtuar minsitrit Naço me pyetjen: “Përse Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj nuk shkojnë në KLD për të inspektuar siç kanë bërë në SHISH?”.
Kjo ka ngjallur debat, ndërsa jashtë ambienteve të Komisionit të Ligjeve, Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos e përmend më emrin e tij. Vetë deputetët Piro Lutaj dhe Xhemal Qefalia nuk kanë qenë të pranishëm në momentin që deputeti Strazimiri ka ironizuar duke përdorur emrin e tyre.
Mes deputetëve që kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin ka qenë edhe deputeti socialist Armando Prenga i cili është përfshirë në konflikt fizik me Strazimirin.
Madje sipas raportimeve të “A1 REPORT, Prenga ka hequr dhe rripin e pantallonave, por agravimi i situatës është ndaluar nga deputetët e tjerë të cilët kanë dalë të gjithë në koridorin e komisioneve parlamentare. Nga pamjet shihet dhe xhaketa e shqepur e deputetit socialist Prenga.