Policia ukrainase organizoi një tjetër sulm ditën e sotme ndaj protestuesve të vendosur në sheshin kryesor të Kievit, teksa numri i viktimave ka shkuar në 26. Sipas korrespondentëve të BBC-së, mes të vrarëve është edhe një gazetar. Burimet për median britanike thonë se janë të paktën 10 policë të vrarë dhe 15 protestues. Atëherë kur u duk se mes opozitës dhe qeverisë do të kishte një marrëveshje, shpërthyen edhe përleshjet e dhunshme. Policia u dha ultimatum protestuesve që ditën e djeshme, që të largoheshin nga sheshi qendror i Kievit.
Ultimatumi skadoi dje në orën 16:00 me orën lokale. Pas kësaj ore, policia sulmoi protestuesit duke përdorur ujin me presion dhe gazin lotsjellës. Këta të fundit u përgjigjën me bomba molotov dhe gurë. Mësohet se ka patur edhe përdorim të armëve të zjarrit mes të dy kampeve. Protestat në Ukrainë kanë nisur që në muajin nëntor, kur qeveria e Janukoviçit refuzoi që të nënshkruante një marrëveshje me Bashkimit Europian.