Javën që shkoi, Kryeministri Edi Rama vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shoqërua nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Më poshtë është lista e aktiviteteve që Kryeministri zhvilloi gjatë vizitës së tij:
10 Prill 2016 - Udhëtimi për në SHBA.
11 prill - Takim me diasporën shqiptare, në Muzeun Hebre në New York.
11 prill - Takim me kryebashkiakun e New Yorkut Bill De Blasio.
12 prill - Takim me Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith, në Washington.
13 Prill - Takim me Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim në Washington.
13 prill -Fjalim në Këshillin e Atlantikut në Washington.
14 Prill - Vendosje kurore në varrezat kombëtare të SHBA-ve, në Arlington, Virginia.
14 Prill - Takim me bashkëkombas, senatorë, kongresmenë dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara gjatë aktiviteti "Histori suksesi të shqiptarëve në Amerikë" në Capitol Hill.
14 Prill - Takim me Presidentin Obama dhe Zëvendës Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë.
14 Prill - Intervistë për Sokol Ballën në Top Story nga Washingtoni.
15 Prill - Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit kundër terrorizmit ndërmjet ministrit Saimir Tahiri dhe drejtorit të FBI-së James Comey.
16 Prill - Kthimi për në Tiranë