Mainz ka kaluar në avantazh të dyfishtë përballë Këlnit, mirëpo ndeshja ka përfunduar me fitoren e miqve 2-3. Këlni i Mërgim Mavrajt ka bërë një përmbysje të çmendur, duke marrë një trepikësh të artë. Mbrojtësi i Kombëtares është rikthyer i gatshëm për trajnerin Peter Stoger, pas disa ndeshjesh mungesë për shkak të shqetësimeve gastrointensinale.
Në ndeshjen e djeshme, futbollisti kuqezi është rikthyer në formacion dhe ka bërë që trajneri të hedhë në fushë një ekip me tre mbrojtës në linjën e fundit.
Siguria e shqiptarit e ka bërë trajnerin që të provojë një modul të tillë. Mavraj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 48-të