Permbytet anija me 500 emigrant ne detin Mesdhe

Permbytet anija me 500 emigrant ne detin Mesdhe

Qindra të zhdukur rezultojnë të jenë në detin Mesdhe, kjo si pasojë e përmbytjes së një anije. CNN raporton se në anije kanë qenë mbi 500 persona. Anija është përmbytur rreth 80 milje larg bregdetit të Libisë ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në Itali.

Deri tani mësohet se janë shpëtuar mbi 140 emigrant ndërsa, operacioni i kërkimit po vazhdon.

Muajve të fundit Italia është përballur me një valë në rritje të emigrantëve të dëshpëruar nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të nxitur nga situata e rëndë që po kalojnë disa shtete në këtë rajon.

Bashkimi Europian deklaron se më shumë se 7000 emigrantë janë shpëtuar në detin Mesdhe që prej ditës së premte, ndërsa deri tani në det të hapur janë gjetur vetëm nëntë trupa të pajetë. Akoma më shqetësues është fakti se me përmirësimin e kohës, pritet një valë e re anijesh dhe gomonesh me emigrantë nga Afrika e Veriut që përpiqen të futen në territorin e Bashkimit Europian përmes brigjeve italiane.

Vitin e kaluar Bashkimi Europian zvogëloi fondet për operacionet e shpëtimeve detare nga frika se kjo do të inkurajonte emigrantët të nisesh drejt Europës. Mbi 280 mijë emigrantë kanë hyrë vitin e kaluar ilegalisht në Bashkimin Europian, pjesa më e madhe nga Siria, Eritrea dhe Somalia, ndërsa 3400 kanë humbur jetën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama