Permbytjet- Peleshi ne Vlore 6 milione euro per emergjencat

1301-Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-300x200TIRANË, 12 Tetor/ATSH/ -Zv.kryeministri Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vizituan sot disa nga zonat më të goditura nga përmbytjet e fundjavës në Vlorë.

Sipas zv.kryeministrit Peleshi, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dëndura, por edhe e një keqmenaxhimi të pushtetit të kaluar dhe drejtorive përkatëse, të cilat nuk janë marrë aq seriozisht me territorin.

Peleshi u shpreh se ka patur vazhdimisht kontakte me disa drejtues në Vlorë të disa drejtorive, të cilëve u është tërhequr vemendja.

Sipas tij, jane 6 milion euro që do të investohen për emergjencat, ndër këto 4 milione euro do investohen në Qarkun e Vlorës në argjinatura dhe kanalizime. /gj.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama