Permbytjet ne Tetove- Ambasadori Reka Qeveria shqiptare angazhim per perballimin e situates

Përmbytjet në Tetovë- Ambasadori Reka: Qeveria shqiptare, angazhim për përballimin e situatës

- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka viziton zonat e përmbytura -

tetova-permbytjeTIRANË, 5 Gusht/ATSH/.- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka vizitoi zonat e goditura nga përmbytjet që shkaktuan pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe dëme materiale në Komunën e Tetovës.

Ambasadori Reka shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjarët e atyre që humbën jetën nga kjo ngjarje si dhe zhvilloi një takim me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi, të cilës i shprehu përkrahjen e Qeverisë shqiptare për eliminimin sa më parë të pasojave te krijuara, si dhe i përcolli interesimin e posaçëm të Kryeministrit Rama në përballimin e situatës.

Kryetarja e Komunës znj Arifi falënderoi për interesimin e mbështetjen e Qeverisë shqiptare në këto ditë të vështira për banorët e komunës dhe theksoi se përkrahja e pakursyer në të gjitha përmasat që Qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri Rama i kanë dhënë asaj në këto ditë, është më të vërtetë inkurajuese për ta./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama