Permeti nje ecomuzeum i gjalle

Permeti, nje ecomuzeum i gjalle
Përveç detit, kemi gjithçka tjetër! Me këtë moto rrethi i njohur i Përmetit çel gjatë muajit maj sezonin turistik. Për të dytin vit Përmeti po rreshtohet krahas qyteteve të tjera shqiptare me potencial të dukshëm turistik dhe autoritetet lokale së bashku me bizneset e vogla përgatiten herët në kohë.

Si një prej trevave me histori dhe natyrë fantastike, banorët vendas tashmë e kanë kuptuar që agroturizmi mbetet një prej industrive më fitim prurëse.

Sezoni turistik që çelet në muajin maj dhe përfundon në fillimvjeshtën e nëntorit këtë vit vjen edhe me një risi. Pranë zyrës turistike të qytetit të Përmetit këtë sezon pritet të instalohet monitori gjigand i një webfaqeje ku vizitorët do të eksplorojnë luginën e bukur dhe ende të mbrojtur të lumit Vjosa e cila do të shërbejë si një aperitiv dhe muzeumit të gjallë e të prekshëm të vetë terrenit.

Një nga nismat më interesante të dy organizatave joqeveritare të spikatura në mbrojtjen e mjedisit, INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) me qendër në Tiranë dhe MED-INA (Mediterranean Institute for Nature and Anthropos) me qendër në Athinë. Finacuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e projekteve ndërkufitare, puna në ngritjen e këtij muzeumi ka edhe ndihmesën e partnerëve lokalë në të dy anët e kufirit greko-shqiptar: Pindus në zonën e Epirit dhe Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në rrethin e Përmetit.

Termi ECOMUSEUM është prezantuar për herë të parë nga muzeologu francez Hugues de Varinene në 1971. Eksperimentimi filloi në atdheun e vetë shpikësit duke iu referuar veçanërisht një ideje të re të interpretimit tërësor të trashëgimisë kulturore, në kundërshtim me fokusin mbi artikuj dhe objekte të veçantë  qe realizohen  nga muzeumet tradicionale. Një ecomuseum është një muze fokusuar mbi identitetin e një vendi, bazuar kryesisht në pjesëmarrjen lokale dhe me qëllim për të rritur mirëqenien dhe zhvillimin e komuniteteve lokale. Një ecomuseum është një instrument i konceptuar, stiluar dhe operuar së bashku nga një autoritet publik (p.sh. pushteti lokal) dhe komuniteti vendas. Përfshirja e autoriteti publik bëhet nëpërmjet ekspertëve [stafit], objektet dhe burimet që ajo ofron, përfshirja e popullatës lokale varet nga njohuritë aspiratat e saj, dhe qasje individuale. Ajo është një pasqyrë në të cilën popullsia lokal  shikon vetveten për të zbuluar imazhin e saj, ku ajo kërkon dhe gjen një shpjegim për territorin, të cilit i përket për kulturën dhe popullsinë që i ka paraprirë, përmes ecurisë së brezave. Kjo është një pasqyrë që popullsia lokale e ngre dhe e mban  për vizitorët e saj ne menyre qe te percoje tek ta sa me kuptueshem  dhe terheqes informacionin per industrine, zakonet dhe identitetin e vendit te cilit i perket dhe te marre ne kete forme pas edhe admirimin dhe vleresimin plote respekt te vizitoreve. Ajo eshte nje shprehje e Njeriut dhe natyres. Ajo e vendos njeriun ne mjedisin e tij natyror dhe  përshkruan natyrën me egërsinë e saj, por njekohesisht e pershtat ate me imazhin  e aspekteve tradicionale dhe industriale.

Ecomuzeumi i Përmetit përfshin zonat nga burimi dhe përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë, nga malet e Pindit në Greqinë Veriore deri në Grykën e Këlcyrës. I titulluar me emrin specifik VAEcoM ky projekt ka si synim të ngrejë dhe të zhvillojë një muze në natyrë (eko-muzeum) i cili do të shtrihet në rajonin ndërkufitar të dy vendeve tona, pa mure e godinë të mirëfilltë por i lokalizuar përgjatë të gjithë mjedisit natyror të basenit të lumit Vjosa.

Qëllimin kryesor do të jetë promovimi dhe ruajtja e vlerave dhe pasurive natyrore e kulturore të zonës. Një muze i tillë i gjallë, do të konsistojë fillimisht në katër shtigje/rrugë tematike të cilat do të përfshijnë jo vetëm aspektet shkencore dhe ato të edukimit, por edhe një përqasje të re me efekte sociale dhe shpirtërore në komunitetin që jeton, por edhe më gjerë.

Ekomuzeumi i basenit te lumit Vjosa do të kërkohet të jetë një institucion permanent, me bazë zonën dhe me të paktën dy pika fillimi nga një në çdo vend, duke vepruar në shërbim të shoqërise lokale dhe vizitorëve. Ai do të ndihmojë komunitetin në të dy anët e kufirit  përmes pjesëmarrjes aktive të promovojnë dhe të mbrojnë mjedisin e tyre natyror, të ruajnë traditat e paraardhësve të tyre dhe njëkohësisht të zhvillojnë ekonominë e trevës dhe familjeve.

***

Përmeti vazhdon të mbetet treva më konservatore e vendit përsa i përket ruajtjes së traditave, kulinarisë, ekosistemit dhe vetë natyrës. Muzeumi i gjallë përgjatë rrjedhës së Vjosës ka qenë dhe do të mbetet një nga atraksionet e rralla të Jugut të vendit ku barbaria njerëzore nuk do të aplikohet kurrë.

Përveç detit, në Përmet ka gjithçka tjetër, madje edhe shumë respekt për natyrën!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama