Permeti social i Roland Tashos

'Permeti social' i Roland Tashos

Fotografi i njohur Roland Tasho na ka sjellë një koleksion të ri fotosh përmes ekspozitës së tij kushtuar qytetit të Përmetit. Dashuria për natyrën, por më shumë pjesën sociale është lajtmotivi i kësaj ekspozite që pak ditë më parë u hap për publikun e kryeqytetit.

Roland Tasho na ka sjellë ditët e fundit një koleksion të këndshëm fotosh me motive nga qyteti i Përmetit. Krejt ndryshe nga ekspozitat e tjera, këtë herë fotografi i njohur ka përcjellë resurset e qytetit por edhe punën e shumë bizneseve, që tentojnë të tregojnë traditat e një qytetit të mrekullueshëm dhe shumë bujar.


Vetë fotografi i njohur, që e mundësoi ekspozitën me ndihmën e Bashkisë së qytetit, thotë se : “Qëndrova 7 ditë në rrethin e Përmetit për të realizuar fotografitë  e nevojshme të 23 sipërmarrësve të rinj që kishin fituar minigrandet  për realizimin e hapjes  së bizneseve, dhe të nxjerrin  në pah pasurinë e vlerave dhe traditave të rrethit të Përmetit.


Puna ime u mbështetet nga stafi i projektit në përgatitjen e një plani veprimi dhe një strukture të ekspozimit të fotove. Produkti i këtij misioni ishte realizimi i të paktën një seti 1000 fotosh, nga të cilat u bë një selektim gjatë fazës pas produksionit për të krijuar një histori përmes fotografive për të gjithë sipërmarrësit e rinj. Historitë nëpërmjet fotografive u ekspozuan në Tiranë në Galerine "Qendra Rinore" galeri e ndërtuar nga Ministria e Punëve Sociale, për të promovuar rezultatet e arritura nga përfituesit përmes projektit Rise-Op me synim rritjen e vizibilitetit të biznesit”.


Projekti  “Shanse të reja të përfshirjes social ekonomike të grave dhe të rinjve të papunë në zonat rurale ” që Bashkia në Përmet  po zbaton është , në partneritet me Cesvi dhe Milieukontakt Shqipëri.  Ka qëllimin të kontribuojë dhe të mbështesë përfshirjen sociale dhe ekonomike të  grupeve më vulnerable, në veçanti gratë dhe të rinjtë e papunë në zonat rurale.


Një nga komponentët më të rëndësishëm të projektit është mbështetja financiare, e grave dhe të rinjve  të papunë që kanë qenë pjesë të kurseve profesionale 4-mujore në fushën e shërbimeve turistike dhe  artizanatit, në hapjen e sipërmarrjeve të reja në këta sektorë. Më shumë se 20 gra dhe të rinj kanë përfituar nga skema e minigranteve. Shërbimet dhe produktet e tyre do të promovohen në nivel  rajonal dhe kombëtar.
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama