Permiresohet konsumi tregtia me pakice rritet me 5.7

Permiresohet konsumi, tregtia me pakice rritet me 5.7 %

Në tremujorin e parë të vitit 2014, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 5,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, në grupin e tregtisë me pakicë, indeksi i volumit të shitjeve, pa përfshirë këtu tregtimin me pakicë të hidrokarbureve, ka pësuar rritje prej 4,5 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në këtë tremujor, në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit pararendës, ku nëngrupi me peshën më të madhe në këtë grup “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” është rritur në masën 4,8 %.

 

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e “produkteve joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara, përjashtuar tregtimin me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur në nivelin 9,6 % kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë kësisoj kontributin më të madh në këtë tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë. Në tremujorin e parë 2014, në grupin “tregti  hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 7,5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, dhe është ulur 11,1 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama