Perndoqi te dashuren pas ndarjes 16 muaj burg futbollistit te Partizanit

Perndoqi te dashuren pas ndarjes, 16 muaj burg futbollistit te Partizanit

Zbardhet vendimimi i Gjykatës së Tiranës, e cila ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg një ish futbollist të ekipit të Partizanit, të shpallur fajtor për akuzën e “përndjekjes”. Admir Arifaj, 26 vjeç, u fajësua për përndjekjen e një ish-volejbollisteje të Dinamos, me të cilën ka pasur një marrëdhënie dashurie, lidhje e pranuar nga familjet përkatëse. Sipas vendimit të gjykatës, Arifaj është kallëzuar dy herë nga ish-e dashura, e cila ka pretenduar se pas ndarjes, futbollisti ka shfaqur xhelozi të theksuar ndaj saj, duke kryer veprime që i kanë krijuar asaj ankth dhe frikë, shkruan Panorama.

 

Ajo ka pohuar së Arifaj e ka kërcënuar duke i kërkuar paratë që kishin shpenzuar së bashku. Po sipas padisë, futbollisti e kishte ndaluar disa herë në rrugë, ku edhe e ka goditur dhe ofenduar, si edhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon.

 

Nga ana tjetër, i pandehuri Arifaj ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka pretenduar se e kishte ndaluar ish-të dashurën vetëm për t’i kërkuar një borxh prej 600 mijë lekësh, që sipas tij ajo i detyrohej. Vendimi në

ngarkim të Arifajt është shpallur më 14 prill nga gjyqtarja Rezarta Mataj, ndërsa dje është zbardhur arsyetimi i tij.

 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Arifaj përfitoi uljen e një të tretës dhe u dënua përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burg. Sipas gjykatës, i pandehuri nuk ka shfaqur ndonjë pendesë të veçantë gjatë hetimit

paraprak apo gjykimit. Në vijim rrëfehet gjithë historia e “përndjekjes”, bazuar në dëshmitë e cituara në vendimin e Gjykatës…


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama