Zakonisht kush ka një Ferrari nuk është se e ka shumë merak pyllin, por do më shumë asfaltin. Por një biznesmen në Gjermani shkatërroi makinën e tij Ferrari për t’i shpëtuar jetën një iriqi të vogël në mes të rrugës. 53 vjeçari Joerg Daecher po kthehej në shtëpi në një rrugë mes pyllit kur pikasi kafshën e vogël. Ai tentoi ta shmangte atë, por u përplas me mbrojtëset anash rrugës pasi makina rrëshqiti mbi gjethe të thata. Dëmi që iu bë makinës kushton 36 mijë euro, por biznesmeni shpëtoi një qenie të gjallë.