Në Alpet Franceze në Trois-Eveches në kufi me Italinë, kanë nisur operacionet e kërkimit mbi gjetjen e trupave të viktimave që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Grupet e para të mbërritura në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i avionit Airbus A320 ku humbën jetën 150 persona, mes tyre dhe 16 nxënës shkolle, raportuan se avioni është bërë “pluhur” megjithatë kanë mundur të gjejnë kutitë e zeza.
Një ditë pas përplasjes kërkohet të nxirren në dritë shkaqet e mundshme të aksidentit për të kuptuar misterin e 8 minutave heshtje gjatë zbritjes së vazhdueshme e të kontrolluar, mbi motivet e të cilës kulla e kontrollit nuk është sinjalizuar. Ky fakt ka hedhur dyshimet për një prezencë të “të paligjshme” në bord, që mund të shpjegojë arsyet e ndërprerjes së komunikimit.
Zyrtarët paralajmërojnë se operacioni i kërkimit mund të zgjasë për ditë të tëra për shkak të terrenit të vështirë në luginën e thellë mes rajonit të Digne dhe Barcelonete.
Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës pritet të vizitojnë vendin ku është përplasur avioni.
Avioni i kompanisë gjermane Germanëings fluturonte nga Barcelona drejt Dyseldorfit dhe u zhduk nga radarët ndërsa fluturonte në jug të Francës, moment kur dhe aviacioni francez e shpalli në “gjendje emergjence”.
Rreth orës 11:00 avioni ka humbur kuotën e fluturimit në mënyrë të pashpjegueshme duke u ulur, jo vertikalisht, në nivelin e 1500 metrave çka ka bërë të përhapej dhe panik mbi fatin e avionit, pas humbjes së komunikimit me kabinën e pilotëve.
Sipas burimeve zyrtare 67 prej pasagjerëve ishin qytetarë gjermanë ndërsa 45 kishin emra spanjollë, por mjaft pasagjerë të tjerë ishin nga Australia, Turqia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika.