Perplasja/ Sopoti nuk njeh rregulloren pse kemi te drejte

Përplasja/ Sopoti nuk njeh rregulloren, pse kemi të drejtë

Partizanit ka reguar pas akuave të bëra nga klubi i Sopotit për shkeljen e rregullores në ndeshjen e luajtur një ditë më parë.

13227222_507820059412395_2465365564073473376_nSopoti humbi në "Elbasan Arena" ndaj Partizanit B me rezultatin 1-4 duke rënë në Kategorinë e Dytë, ndërsa "të kuqtë" u ngjitën në Kategorinë e Parë.

Pas këtij rezultati klubi i Sopotit akuzoi për fotbollistë që luajtën nga skuadra e parë, duke thënë se këtë gjë nuk e lejon rregullorja.

Por pasditen e së premtes reagoi edhe klubi i Partizanit duke sqaruar se rregullorja ka ndryshuar dhe pretendimet do të vlenin nëse do flitej për sezonin 2013-2014.

Reagomi i plotë i klubit të Partizanit:

-REAGIM MBI PRETENDIMET E KLUBIT SOPOTI-

Deshperimi i humbjes ne fushen e lojes, në një gare te drejte dhe me integritet, përballë një kundërshtari që s'të jep asnjë shans për ta menduar e jo më për ta arritur fitoren, me sa duket mund te coje deri në sajesa dhe pretendime të lajthitura, që për arsye etike nuk po i quajmë ashtu sic meritojne ne të vërtetë.

Nuk e kishim për qellim që të reagonim, pasi është e kuptueshme dhe e prezumueshme që një klub si Sopoti, me një eksperiencë futbollistike, administrative e institucionale dy vjeçare të mund të ketë vështirësi në ndërtimin e një standarti profesionalizmi të përshtatshëm për kategorinë. Por kur vërejme se kësaj marrëzie i shkojnë pas dhe disa personalitete dhe media jo pak të rendësishme, e ndjejme për detyrim që të sqarojmë opinionin publik për sa pretendohet me pa të drejtë në dëm të Klubit tone.

Për aq sa jemi njohur nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive (disa prej të cilave japin mbështetje pakurrëfarë analize), lidhur me pretendimet e klubit të Sopotit, për shkelje të rregullores nga ana jonë dhe humbjen në tavolinë të ndeshjes së luajtur dje, më datë 19.05.2016, për Play Off për Kategorinë e Parë, ndërmjet Sopotit dhe Partizanit B, Klubi ynë sqaron se:

  1. Klubi I Sopotit pretendon se ka një Vendim të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, datë 11.11.2013, i cili miraton disa ndryshime në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe nder të tjera edhe Nenin 14 pika 5, ku thuhet:

"Ekipi "B" mund të aktivizoje në ndeshjet e kompeticioit ku merr pjesë deri në 5 lojtarë të ekipit kryesor të klubit me kusht që ata të mos jenë aktivizuar për ekipin kryesor së paku 3 ditë kalendarike para asaj ndeshje të ekipit "B""

Ky pretendim i Sopotit do të ishte mëse i drejtë nëse ne do të ishim sot duke luajtur për Sezonin Futbollistik 2013-2014, por me keqardhje për drejtuesit e klubit të lartpërmendur bëjmë me dije ata se jemi gjatë Sezonin Futbollistik 2015-2016. Vendim i sipërcituar i Komitetit Ekzekutiv miraton ndryshime të një Rregullore që ka qenë e vlefshme për Sezonin 2013-2014 dhe jo për këtë aktualen. Për dijeni të drejtuesve të Sopotit, FSHF cdo sezon të ri futbollistik miraton në tërësi dhe nen për nen rregulloret e reja sipas atij Sezoni për të cilin luhet, kështu që duke ju kujtuar parimin që "ligji i ri shfuqizon ligjin e mëparshëm", i cili gjen aplikim të drejtpërdrejtë në rastin në fjalë, ju sugjerojmë që të mirëinformoheni përpara se të merrni guximin për të dale edhe publikisht duke treguar barsaleta.. .

  1. Klubi i Sopotit merr përsipër t'i referohet Nenit 12, pika 21 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kategoria e Dytë Sezoni 2015 - 2016, kur kjo dispozitë në mënyrë të dukshme nuk parashikon ndonjë ndalim për klubet në aktivizimin e lojtarëve. Nga vetë formulimi i dispozitës qartësisht mund të konkludohet se nuk ka asnjë përjashtim për situata të tilla. Të gjendur përpara një dispozite deklarative, pretendimi i ekipit të Sopotit rezulton i pabazuar në ligj.

Së fundmi, bëjmë me dije opinionin sportiv se FK Partizani do të mbrojë legjitimitetin e kësaj arritje historike futbollistike, me te gjitha mjetet ligjore në dispozicion, pasi është e është e papranueshme tentativa e ekipit të Sopotit për të përbaltur meritën sportive të arritur përmes një rezultati i cili pasqyron në mënyrë të dukshme superioritetin e ekipit tonë të dytë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama