UFO-t
Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën. Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara e të pa studiuara.
Si mendohet të jenë alienët:
- Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.
- Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.
- Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.
- Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.
- Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.
- Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.
- Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.
- Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.
- Disa objekte UFO kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme.
- Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme
Historia
Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh. Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik.
LISTA
Fiset Ramayana
Ramayana e lashtë hindu e përshkruan përdorimin e makinave të ndërlikuara fluturuese, të cilat janë bërë objekt i spekulimeve ufologjike.
99 p.e.s, Romë,
Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e përëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga përëndimi për në lindje”.
1235, Japoni
Në shtator të vitit 1235, gjeneral Kujô Yoritsune dhe ushtria e tij, vëzhguan rrathë të paidentifikuar drite në modele të çrregullta në qiell, natën pranë Koyoto, Japoni. Këshilluesit e gjeneralit i thanë të mos shqetësohej, ishte thjesht era që bënte që yjet të lëkundeshin.
1561, Gjermani
Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj.
1887, New England
Raportime të “anijeve kozmike të mistershme” janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-1997, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-1912 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.
1985, SHBA
Shkrimtari paranormal Whitley Strieber, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe shkruan për eksperiencën e tij në romanin që u kthye në një best-seller në SHBA, “Communion”. Në vitin 1996 në një intervistë tek Larry King, Strieber e mohoi që ai të ishte rrëmbyer duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë.
1986, Brazil
Në “Natën Zyrtare të UFO-ve” më shumë se 20 Objekte Fluturuese të Paidentifikuara u kapën në radar në pjesë të ndryshme të vendit. Koloneli Ozires Silva, i cili në ato momente po fluturonte afër vendit merr informacion dhe niset për të ndjekur UFO-t. Pasi u shfaqën dritat për disa kohë në radar ato u zhdukën.
1970, SHBA
Sherif Barry A. Delong në Mein, SHBA, dëshmoi se kishte parë një UFO. “Ata po lundronin në ajër disa metra sipër automjetit tim, natën vonë. Objekti kishte drita të fiksuara të cilat fikeshin e ndizeshin. Ishte një objekt i madh me formë ovale.
1980, SHBA
Një seri të rasteve të UFO-ve u shfaqën sidomos gjatë viteve ’80 dhe ’90. Kjo rezultoi në mijëra raporte nga njerëz që thanë se kishin parë objekte të këtij lloji, të gjitha në një formë. Rasti i parë u raportua nga një polic në pension në Kent, Nju Jork, pak para Vitit të Ri 1981.
2000, Lindje e Mesme
Banorët në pjesën perëndimore të Pakistanit dhe atë lindore të Afganistanit, pretenduan se kanë parë drita të çuditshme në qiell. Dritat u panë duke u tërhequr lart në qiell. Të njëjtat drita u panë sërish brenda dy javësh.
2006, SHBA
Një grup punonjësish të aeroportit në Çikago, SHBA, ku dhe pilotë deklaruan se kishin parë një objekt misterioz në formë disku, i cili nuk kishte drita dhe që qëndronte pezull mbi terminalin e aeroportit “Chicago O’Hare” përpara se të zhdukej nëpër re.
UFO-t gjithnjë kanë nxitur një interes shumë të madh. Jo vetëm shkencëtarët, por edhe njerëz të thjeshtë kanë shprehur gjithnjë kuriozitet për të ditur rreth “homologëve”, të cilët nuk kanë bërë pak vizita në tokë, sipas raporteve të ndryshme jo zyrtare. Janë raportuar shumë herë raste të ekzistencës së tyre, e tashmë tre shtete të fuqishme si SHBA, Franca dhe Anglia, hapin arkivat. Por cilat janë provat dhe gjurmët që kanë lënë UFO-t, nga antikiteti e deri në kohërat e sotme.
Valët e shfaqjes së tyre dhe vendet “e preferuara” nga vizitorët e panjohur. Rastet e fundit në Amerikë e Evropë. Por, si përpara 200 viteve ashtu edhe tani janë disa pyetje që nuk kanë marrë akoma përgjigje. A ekzistojnë me të vërtetë jashtëtokësorët? Çfarë zhvillimi kanë ata? A e kanë vizituar në të vërtetë tokën? A kanë ngjashmëri me njerëzit, dhe ajo më e rëndësishmja, kur do të ndodhë takimi “zyrtar” mes një banori të tokës dhe një jashtëtokësori? “Tirana Observer” sjell gjithë rastet më misterioze, sipas të cilave jashtëtokësorët kanë vizituar planetin Tokë.
Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve
Kaluan rreth 60 vjet nga incidenti i UFO-ve në Roswell. Që nga ajo kohë raportimet mbi UFO-t u rralluan gjithmonë e më shumë, dhe tani tre shtetet më të mëdha të botës hapën një kapitull të harruar, apo më mirë shkundën nga pluhuri dosjet mbi UFO-t. Ka një të përbashkët mes të tre shteteve në këtë arsyetim. Janë mediat ato që këmbëngulën, por edhe një ligj që bën të mundur hapjen e këtyre dosjeve. Dhe sot pas hapjes së arkivave sekrete mbi objektet fluturuese të paidentifikuara, studiuesit e shkencëtarët janë mbledhur në qendra të veçanta, për të hedhur dritë mbi to. Por përsëri shumë prej tyre mbeten të pazbuluara, ende nuk ka përgjigje për pyetje të tilla si: Ekzistojnë alienët? Jemi vizituar nga jashtëtokësorë? A ka parë ndokush vërtetë mjete të panjohura fluturuese? Cilat janë dosjet e zbuluara nga SHBA, Anglia dhe Franca? A do gjejnë përgjigje këto pyetje e të tjera me hapjen e këtyre dosjeve?
Arkivat
Tetë dosjet e bëra publike përpara disa ditëve nga Ministria Britanike e Mbrojtjes përmbajnë qindra raportime për vërejtje objektesh të panjohura fluturuese në hapësirën kohore 1978 e 1987. Mes mijëra faqeve që përmbajnë hasen dëshmi që luhaten nga hamendësimet e deri te ato më interesantet. Arkivat sekrete përmbajnë fakte për objekte fluturuese të paidentifikuara dhe takime e supozuara me alienët, ngjarje të ndodhura këto mes viteve 1978-1987. Dosjet janë hapur për publikun duke u hedhur në web. Arkivat janë hapi i parë i një programi shpërndarjeje në 4 vjet të të gjitha dokumenteve për ufot, që nga viti 1978 e deri më sot. Në raportet e dhëna nga këto tre shtete konkluzionet janë përafërsisht të njëjta. Ende nuk është arritur të gjendet shpjegim për një pjesë të konsiderueshme të tyre. Shumë ngjarje e raportime mbeten në hije e të pashpjeguara. Në raport e qeverisë britanike shkruhet gjithashtu se lajmërimet për të tilla objekte të paidentifikuar të bëra që nga viti 1950 e deri më sot kapin një shifër prej rreth 11 mijë rastesh. Kohët e fundit edhe Franca hapi arkivat e saj në lidhje me UFOT, por edhe në këtë rast nuk u zbulua asgjë që mund të tregonte se jashtëtokësorët kanë mbërritur tashmë tek ne. Pasi agjencia kombëtare publikoi arkivat sekrete mbi UFO-t, hapi një faqe interneti që dokumenton më shumë se 1.600 pamje të rralla, të siguruara gjatë pesë dekadave. Arkivi online që do të rifreskohet herë pas here me detaje të reja, paraqet raste të rralla të pamjeve të UFO-ve që vazhdojnë të shqetësojnë mendjet e shkencëtarëve të famshëm. Pas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. Por 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme. Në Kanada, Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare ishte marrë me raportime, pamje të çuditshme dhe hetime për “UFO”-t në të gjithë Kanadanë. Përveç hetimeve të kryera në fushat e drithërave në Duhamel, Alberta, ende incidenti i liqenit Falcon në Manitoba dhe incidenti në Shag Harbour në Skocinë e Re, mbeten “të pazgjidhura”.
Franca
Franca është vendi i parë që hapi arkivat e saj mbi UFO-t, në mars 2007. Pasi agjencia kombëtare publikoi arkivta sekrete mbi UFO-t, hapi një faqe interneti që dokumenton më shumë se 1.600 pamje të rralla, të siguruara gjatë pesë dekadave. Arkivi online paraqet raste të rralla të pamjeve të UFO-ve që vazhdojnë të shqetësojnë mendjet e shkencëtarëve të famshëm. Pas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. Por 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme.
SHBA
Sipas agjencive më të njohura të lajmeve në botë, “BBC”, “Foxnews”, etj;, ekziston një kërkesë zyrtare ndaj qeverisë amerikane për të çelur të ashtuquajturin “Libri blu”. Ai konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra, në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni i UFO-ve dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Sipas tyre ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
Anglia
Ministria britanike e Mbrojtjes ka hapur arkivat sekrete në maj 2008, për objektet fluturuese të paidentifikuara dhe takimet e supozuara me alienet, ngjarje të ndodhura këto mes viteve 1978-1987. Dosjet janë hapur për publikun duke u hedhur në web. Qeveria britanike vendosi hapjen e arkivit sekret me qellim kundërpërgjigjen ndaj një “labirinti zërash të hallakatur” mbi informacionet e mbledhura nga qeveria angleze në lidhje me fenomenin UFO.
Incidenti “Roswell”, autopsia e një alieni
Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t. Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Roswell. Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediave, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver