Bëhet fjalë për akuzat e Prokurorisë suedeze ndaj Assange, për ngacmim seksual. Të premten që lamë pas, kjo prokurori rilëshoi urdhrin ndërkombëtar të arrestit për 39-vjeçarin nga Australia, i cili mendohet se aktualisht strehohet në Britaninë e Madhe. Assange kërkohej fillimisht në shtator për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat e dy grave në Suedi, të cilat pretendonin se ai kishte kryer me to marrëdhënie seksuale jo tërësisht onsensale. Por, në atë kohë këto akuza u hodhën poshtë nga një prokuror suedez dhe Assange mund të konsiderohej i qetë. Por, kjo nuk zgjati shumë, sepse në nëntor, pikërisht ndërsa kishte nisur që të përflitej publikimi i materialeve të reja diplomatike në sajtin e “Wikileaks”, një tjetër prokuror suedez, këtë herë në një pozitë më të lartë se ai paraardhës, hartoi një urdhër arresti mbi akuzat e grave, të cilat duke i riparë, këtë herë i mori për bazë dhe parasysh. Ndërkohë, Assange ka hedhur poshtë çdo lloj pretendimi të këtyre grave, dhe si pasojë edhe vetë akuzën. Ai u largua nga Suedia në fillim të verës dhe në nëntor ai kërkoi që ta apelonte vendimin e shkallës së parë për arrest, vendim i cili edhe në shkallën e apelit mbeti në fuqi, çka i bën prokurorët sërish të aftë që të kërkojnë arrestimin e tij.
Australiani që thuhet se aktualisht është strehuar në Britaninë e Madhe, i deklaroi gazetës britanike “The Guardian” të premten se, ai i druhej ndonjë komploti të mundshëm për vrasje, të autorizuar nga qeveri të ndryshme të interesuara për një gjë të tillë. Po sipas tij, akuzat që i bëhen janë politikisht të manipuluara.
Avokati i Assange në Britaninë e Madhe i është ankuar qeverisë suedeze në lidhje me arrestin, duke i thënë se një fletë-arresti ndërkombëtar nuk është e nevojshme në rastin e Assange, duke qenë se ai është i gatshëm që t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve përmes video-konferencës, në një ambasadë suedeze jashtë vendit apo edhe përmes telefonit. Sipas shumë ekspertëve ligjorë, rasti i Assange është formuluar gabim në shumë pika të tij, dhe nga ana e prokurorëve suedezë janë bërë disa gabime.
Në fillim të javës që shkoi, një kërkesë për arrest shkoi në zyrën e policisë britanike, por u kthye mbrapsht nga autoriteti britanik, sepse kërkesa listonte dënimin maksimal me burg për një çështje të tillë, pra në të ishte cilësuar vetëm dënimi më i ashpër, çka ligjërisht nuk është një praktikë korrekte gjyqësore. Sipas avokatit suedez të Assange, procedura e ndjekur nga prokuroria në rastin e Assange është një procedurë që është bërë krejt ndryshe nga procedurat e këtij lloji në rastet normale, dhe se në këtë rast nuk është prokurori ai që bën akuzat, por liika.
”Nëse do t’i hedhësh një sy krimit për të cilin kërkohet Assange, të duket se fleta e arrestit ndërkombëtar është një veprim shumë i ashpër dhe i rreptë, dhe mbi të gjitha shumë i nxituar. Përse gjithë ky nxitim? Mund të jetë për shkak të presonit nga jashtë”. Avokatët e Assange janë të bindur se dikush apo disa janë shumë të interesuar që ta shohin Assange sa më shpejtë të izoluar, pra jashtë mundësisë për të operuar me sajtin e tij, që u ka nxjerrë shumë të palara në shesh qeverive të ndryshme të botës. Ndërkohë, prokurorja që ndodhet në krye të grupit të hartuesve të fletës së arrestit për Assange ka bërë të ditur se kjo fletë arresti është lëshuar sepse ligji suedez e ndalon intervistimin formal ligjor përmes telefonit apo video-konferencës, apo ndonjë forme tjetër, përveç paraqitjes personale të të akuzuarit në polici, ku ai duhet ta kryejë intervistën në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Ne kemi pasur një rast në një qytet në jug të vendit, në të cilin një i dyshuar u pyet përmes telefonit dhe një gjë e tillë u kritikua ashpër nga Ombusmeni i drejtësisë, duke qenë se verimi nuk ishte në përputhje me ligjin suedez.
Ndërsa në lidhje me mënyrën e ftesës për ta marrë në pyetje Assange, pra përmes fletës së arrestit dhe jo një ftese normale për një seancë dëgjimore, prokurorja deklaroi se nuk kishte ndërmend që të bënte publike të gjitha mënyrat me të cilat prokurori kishte vepruar më parë në rastin e Assange, dhe se duke qenë se ata nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij, u detyruan që ta thërrasin përmes një flete- arresti. Ndërsa skuadra ligjore e Assange është duke u përgatitur që t’i japë në përgjigje legale fletës së arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga suedezët, “Wikilaks” është duke u përballur çdo orë me presione nga më të ndryshmet, që synojnë mbylljen e sajtit në mënyra nga më të ndryshmet. Javën që shkoi, dy ‘provajdera’ amerikanë të internetit u detyruan që ta heqin sajtin nga hapësirat e tyre brenda dy ditësh dhe ndërkohë qeveria franceze u përpoq që t’i ndalonte serverët që ndodhen në Francë që të “strehonin” sajtin e Assange.
Si përfundim, të premten ‘Wikileaks’ njoftoi se ajo ishte zhvendosur sajtin e saj në një domen zviceran ‘wikileaks.ch.’ y erim pasoi lajmet që erdhën në fillim të javës në lidhje me ‘Amazon’, e cila gjithashtu nuk pranoi që të mbante përmbajtjen e sajtit brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë që dha në revistën ‘Times’ në fllim të javës që shkoi, Assange ishte plot besim për vazhdimësinë e sajtit ‘Wikileaks’, edhe pas ngjarjeve të fundit dhe sulmeve kibernetike. “Ne në historinë tonë 4-vjeçare kemi pasur rreth 100 sulme të rënda dhe ja kemi dalë që të mbijetojmë, dhe kjo do të vazhdojë, - ka deklaruar ai. - Është shumë e rëndësishme që të mbajmë mend se ligji nuk është thjesht ai që njerëzit e fuqishëm duan që të tjerët të besojnë se është”.