Natyra e endrrave te keqija apo maktheve te nates eshte se ato permbajne ngjarje kercenuese dhe na detyrojne te shkojme drejt ketyre ngjarjeve te stimuluara. Keshtu qe ne boten reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata te ngjashme apo te ndryshme nga keto, atehere ne jemi te pergatitur per te mbijetuar pasi i kemi hasur me pare ne endrrat tona. Pavaresisht se kemi frike nga makthet e keqija, ato na ndihmojne te perballemi me diten qe kemi para. Pra, si specie ne duhet te jemi mirenjohes per keto vizione te frikshme. Pa endrrat e keqija apo makthet e nates, ka mundesi qe njerezimi te mos kishte arritur aty ku eshte sot. Kerkimet tregojne se 3/4 e endrrave jane negative".
Endrrat nuk e fshehin kuptimin e tyre, ato jane relativisht transparente. Endrrat reflektojne shqetesimet emocionale te njerezve qe lidhen me problemet e tyre ne jeten e perditshme. Por ato mund te jene gjithashtu edhe frymezuese. Mjaft arritje qe kemi ne sot, kane ardhur nepermjet endrrave. Tabela e elementeve, qe u formulua ne 1869, thuhet se iu shfaq kimistit Mendlejev ne enderr. Po keshtu edhe makina qepese,e cila u shpik nga amerikani Elias Howe. Mary Shelley shkroi romanin "Frankenstein", pas nje endrre, dhe rasti me i fundit eshte ai i shkrimtares J.K.Rowling e cila filloi te shkruante "Harry Poter", mbasi iu shfaq ne enderr magjistari i famshem.
IkubInfo