Hakmarrje
“Hakmarrje, hakmarrje dhe vetem hakmarrje”. “Hakmarrja eshte nje pjate qe serviret e ftohte”. “Hakmarrja eshte nje lloj drejtesie e eger”. Keto jane disa fjale te urta qe lidhen me hakmarrjen. Femrat tradhtojne per t’u hakmarre. Ka nga ato femra qe jane te bindura se kane krijuar ne koke nje strategji te pershtatshme per t’u hakmarre ndaj partnerit dhe te tjera qe jetojne me dyshime, sepse nuk kane guxim per t’u hakmarre.
Ka diçka qe nuk shkon
Keni gjithçka qe enderroni: nje shtepi te bukur, femije, nuk “notoni ne ar”, por e rendesishme eshte qe nuk ju mungon asgje, permbushni çdo teke, por harroni faktorin intimitet. Nese ne raportin tuaj ky element mungon, atehere femra eshte e prirur te shkoje ne shtratin e dikujt tjeter. Perpiquni te zbuloni se çfare ka ndodhur, ne ç’pike keni gabuar: mos valle pasioni eshte shuar me kalimin e kohes? Apo nuk ka ekzistuar kurre pasioni nen çarçafe?
Marredhenie me pikatore
Shpejtesia me te cilin beni dashuri eshte nje sinjal i rendesishem se si shkon marredhenia juaj. Natyrisht qe te gjitheve u ndodh te kalojne periudha te forta stresi ose indiference, por nese ditet e stresuara kthehen ne muaj, atehere do te thote se gjerat nuk shkojne aspak mire.
Kriza ekzistenciale
Kriza e moshes se dyte prek si meshkujt ashtu edhe femrat, por eshte me shume e pranishme te 40-vjeçaret, gje qe koincidon edhe me periudhen e menopauzes. Femrat mund te ndihen konfuze. Ashtu si ne periudhen e adoleshences, jane te terrorizuara prej kohes qe kalon. U tremben ndryshimeve qe mund te pesoje ne menyre te pashmangshme trupi i tyre. Ju duket pak kjo gje? Ne fakt nuk eshte. Per shume femra menopauza nuk eshte gje tjeter veçse nje adoleshence me tragjike: nje periudhe shkaterruese hormonale.
Ndryshime te pavena re
E kemi fjalen per ndryshime pozitive. Mund te ndodhe qe krejt papritur, partnerja juaj te vendose te mbaje diete, pasi eshte ne mbipeshe. Pas pak kohesh ndryshimi eshte i dukshem. Tani me disa kile me pak ajo duket mjaft terheqese. Vendimin per t’iu nenshtruar nje diete e ka marre pasi ka biseduar me mikeshat e saj. Por nuk heziton te heqe dore edhe nga luku vetem me uje e sapun. Me pak truk ne fytyre, ajo zbulon se eshte me terheqese. Nese partneri nuk e veren kete, te jeni te bindur se do ta bejne te tjeret.
Ndihet e lene pas dore
Nje grua deshiron te ndihet e pranuar dhe e deshiruar nga partneri i saj. Nese ka nje vetevleresim te vogel, nese nuk beson mjaftueshem te vetja, nuk ka gje me te mire se sa te ndihet e vleresuar. Natyrisht qe edhe seksi luan nje rol shume te rendesishem, sidomos kur eshte ne krahet e njeriut qe dashuron.
Ndihet e zhgenjyer
Kur nje femer ndihet e zhgenjyer mund te dashurohet me nje tjeter. Ndoshta mund te jete thjesht nje aventure, ose ku i dihet, ka gjasa te jete edhe historia e jetes se saj, ose te pakten ashtu beson. Mund te jetoje nje marredhenie jashtemartesore, por ka edhe nga ato qe vendosin te hedhin gjithçka pas kraheve, te harrojne femijet, per te ndertuar nje jete te re. Dashuria nuk eshte nje justifikim, por mund te ndodhe.
E njejta menyre
“Çdo gje tjeter eshte e merzitshme”, thote nje psikolog. Nuk ka me pasion, nuk ka me terheqje. Femrat nuk kane me flutura ne stomak, kane ngordhur. Elektrokardiograma eshte nje vize e drejte. Edhe seksi eshte i merzitshem dhe kur e ben duket si nje skenar, te cilin e kane mesuar permendesh. Prandaj femra shkon ta kerkoje lumturine dhe adrenalinen diku tjeter.
Nje grua fantazme
Lidhjet ne distance, apo ato te atyre personave qe jane gjithe diten te angazhuar me pune dhe qe qendrojne jashte shtepise, jane thike me dy presa. Nga njera ane thyejne rutinen, i bejne me te bukura momentet qe kalojne nen shoqerine e njeri-tjetrit. Nga ana tjeter mund ta bejne personin qe pret ne shtepi te kerkoje dike tjeter me te cilin te kaloje kohen.
Kur ai e keqtrajton
Kur nje femer eshte viktime e abuzimeve, e ka te veshtire te mendoje me gjakftohtesi dhe ne mendjen e saj nuk ekziston fjala ndarje. Nje burre, apo nje shok qe dhunon fizikisht, apo verbalisht gruan e tij, mund ta shtyje kete te fundit te gjeje te nje tjeter ate qe i mungon tek i dashuri ose burri i saj (dashuri ose respekt).
Vemendje
A e dini se cilet jane miqte me te mire te femrave? Diamantet. Pjesa me e madhe e grave kenaqen me shume me pak. Ka gjera banale, te thjeshta, dhe qe nuk bien ne sy, per te cilat çdo femer do te deshironte qe partneri i saj te kujtohej t’i bente. Ketu perfshihen gjestet e dashurise dhe te pasionit, fjale te embla qe e bejne me te bukur lidhjen. Nje fundjave e mirorganizuar, nje darke romantike, nje buqete me lule, apo thjesht nje trendafil, ju ben te ndiheni e vleresuar. Nese nuk jeni sadopak te kujdesshem ndaj ketyre detajeve, atehere te jeni te bindur se partnerja juaj do te gezoje ne krahet e nje tjetri.